• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAQEDONI/ Xhaferi: Ligji për gjuhën shqipe mund të hyjë në fuqi edhe pa nënshkrimin e presidentit
Home
Rajon

MAQEDONI/ Xhaferi: Ligji për gjuhën shqipe mund të hyjë në fuqi edhe pa nënshkrimin e presidentit

18 April, 2018 Redaktor2 Rajon

Ligji i përdorimit të gjuhëve vazhdon të mbetet një temë aktuale në Maqedoni, por që nuk dihet se kur dhe në çfarë mënyre do të shpallet në Gazetën Zyrtare, që të vazhdojë të zbatohet nga institucionet e vendit.

Me këtë ligj, parashikohet që në të gjitha organet e pushtetit shtetëror të Maqedonisë, krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj, gjuhë zyrtare të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë dhe alfabeti i saj, që në këtë rast është gjuha shqipe.

Ligji në fjalë në muajin maj u votua sërish në Parlament, pasi më herët nuk u dekretua nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, i cili edhe pas votimit përsëri vazhdon të refuzojë dekretimin e tij, me arsyen se është antikushtetues.

Duke folur për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA) thotë se sistemi i një demokracie parlamentare parashikon edhe mundësitë alternative për rrugëdalje nga ky bllokim i ligjit.

Siç thekson Xhaferi, ”Kushtetuta e vendit sanksionon mundësinë që kreu i shtetit për projektligje të caktuara, që votohen në Parlament, të ketë të drejtën e vetos për çështje të caktuara, por sipas tij, ajo nuk nënkupton që presidenti të ketë veto absolute”.

Ai rikujton se kushtetuta sqaron se në rivotim, pas kthimit të ligjit nga kreu i shtetit, ky i fundit është i detyruar ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit në fjalë.

Kreu i shtetit dhe kryetari i Parlamentit, së bashku janë dy personat që dekretojnë aktin për shpalljen e ligjeve, por sipas Xhaferit, ”Parlamenti ka kompetencat ligjvënëse dhe sipas logjikës kushtetuese dhe demokracisë parlamentare vullnetin e Parlamentit nuk mund ta cënojë asnjë institucion tjetër, pa marrë parasysh kompetencat e mundshme që ka në këtë drejtim”.

Ai thekson se ligji mund t’i adresohet Gazetës Zyrtare edhe pa nënshkrimin e kreut të shtetit, në këtë rast pa nënshkrimin e presidentit Ivanov.

“Për faktin që kreu i shtetit ka vetëm se kompetencën e vetos për një kohë të caktuar, kjo nënkupton që kreu i shtetit me vendimet e tij nuk mund të cënojë punën e Parlamentit dhe në këtë drejtim mendoj se rrugëdalja është që ligji pa nënshkrimin e kreut të shtetit t’i adresohet Gazetës Zyrtare, që ajo ta nxjerrë ligjin dhe pas kësaj të mund të vihen në funksion institucionet e tjera kushtetuese që kanë kompetenca kundrejt dilemave që ka kreu i shtetit për ligjin”, deklaroi Xhaferi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHEMAL AHMETI/ Kosova viktimë e Turqisë dhe Serbisë
Previous article Përmbytjet/ Banorët e Porto-Romanos në protestë: Bashkia të zhbllokojë kanalet (Video)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT