• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAQEDONI E VERIUT/ Tensionohet protesta në Shkup kundër dënimit të shqiptarëve, policia bllokon rrugën
Home
Rajon

MAQEDONI E VERIUT/ Tensionohet protesta në Shkup kundër dënimit të shqiptarëve, policia bllokon rrugën

26 February, 2021 s.autor Rajon

Nën moton “Drejtësi dhe Liri”, filloi protesta kundër vendimit të Gjylatës Penale për rastin “Monstra”. Protestusit u grumbulluan në Çair dhe po vazhdojnë rrugën drejtë Gjykatës dhe më pas edhe para Qeverisë. Protestuesit po brohorasin “Pa drejtësi s’ka liri”., “Bashkohuni me ne”, “Poshtë tradhtarët-liri popullit”.

Sipas Alstat-M, protestës për rastin “Monstra”, iu bashkëngjiten edhe familjarët e Almir Aliut, vogëlushit nga Kumanova, për rastin e të cilit të hënën në Kumanovë protestuan dhe kërkuan rigjykim të rastit, dëmshpërblim si dhe lirimin nga akuza të tre familjarëve të Almirit.

Marshi i protestuesve është ndaluar tek Mavrovasja pasi ka hasur në një kordon të policisë. Për momentin organizatorët po bëjnë thirrje për hapjen e rrugës. Ndërkohë që protestuesve iu bëjnë thirrje për qetësi dhe maturi që të mos bien pre e provokimeve.

Organizatori i protestës Bedri Ajdari iu drejtua policëve për hapje të rrugës duke iu ofruar edhe dokumentin me të cilin kanë paralajmëruar protestën e sotme. , në ndërkohë iu bëri thirrje edhe protestuesve për qetësi dhe durim që të mos eskaloj situata.

Ajdari tha se qëllimi i protestuesve është që të arrijnë para qeverisë, të mbajnë fjalimin e paraparë dhe të shpërndahen në mënyrë të qetë dhe demokratike.

“Përmes incidenteve dëshirojnë të fshehin dështimet e tyre, andaj ju lus për maturi. Ju mund ta na i bllokoni rrugën këtu, por jo edhe ato të Evropës dhe botës. Asnjë proces nuk e keni fituar në Strasburg, gjithmonë keni qenë humbës”, tha Ajdari.

Kujtojmë se për rastin “Monstra” Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq u dënuan me burgim të përjetshëm, për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë. Haki dhe Fejzi Aziri u dënuan me nëntë, respektivisht 15 vjet burg. Gjykata Penale i shpalli ata fajtorë për veprat penale terrorizëm, respektivisht, për ndihmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U LARGUA ME DËSHIRËN E SAJ NGA "LOVE STORY"/ Por cila është arsyeja që Enxhëll veshi fustanin e bardhë (FOTOT)
Previous article "ZEMRA IME ËSHTË E PLOTË..."/ Emina Çunmulaj mban premtimin dhe na emocionon të gjithëve me këtë VIDEO

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT