• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAQEDONI E VERIUT/ Nxënësit shqiptarë mësojnë gjuhën maqedonase (VIDEO)
Home
Intervista

MAQEDONI E VERIUT/ Nxënësit shqiptarë mësojnë gjuhën maqedonase (VIDEO)

2 September, 2019 F.autor Intervista, Rajon

Dhjetëra nxënësve shqiptarë të shkollës fillore “Njegosh” në Idrizovë, tashmë disa vjet u mohohet e drejta që nga klasa e pestë e deri në të nëntën të ndjekin mësimet në gjuhën shqipe. Të revoltuar për këtë situatë, prindërit dhe fëmijët kanë bojkotuar mësimin dhe shtojnë se i njëjti do të vazhdojë deri në zgjidhjen e këtij problemi, njofton Alsat – M.

Dëshirojmë që shkolla të vazhdojë deri në klasë të 9-të në gjuhën shqipe. Deri në të 5-tën mësojnë shqip, më pas duhet të regjistrohen në Gazi Babë. Domethënë duhet të udhëtojnë çdo ditë. Për një fëmijë 10 vjeçar të udhëtojë më autobus është shumë rëndë.”

– Çfarë problem ka? Pse të mos shkosh në klasën e 6-të?

– Sepse këtu është vetëm maqedonisht, dhe nuk na japin në klasën e 6-të edhe shqip.

-Ti në çfarë gjuhe dëshiron të mësosh?

–Shqip.

Jemi duke bojkotuar mësimin pse nuk na jepet mundësia  që të mësojmë në gjuhën shqipe deri në klasat e 9-të.  Nuk na jepet leje që disa vite. Pengesa ka mbetur tek shkolla dhe tek kryetari i Komunës, i cili nuk i dërgon kërkesën Ministrisë së Arsimit”-tha Rizvan Seferi, prind.

Prindërit akuzojnë drejtorin e shkollës, Nikolla Nastevski, se në listën që dorëzon në komunën e Gazi Babës, ul numrin e nxënësve shqiptarë. Komuna, duke u bazuar në atë listë, ku sipas prindërve figurojnë vetëm dy nxënës,  thotë se nuk mund të hapet paralele për një numër aq të vogël.

“Ekipet e gazetarëve shkuan deri tek zyra e drejtorit, pa praninë e kamerave, për të kërkuar sqarim prej tij, se vallë a ka kërkuar që të hapet edhe një paralele në gjuhën shqipe. Megjithatë në mënyrë shumë të pasjellshme i largoi ekipet e gazetarëve dhe u mbyll brenda në zyrën e tij”

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, shprehet se dikasteri që ai drejton është i gatshëm, që sapo Komuna e Gazi Babës të dorëzojë dokumentacionin dhe kërkesën e nevojshme, menjëherë të japë aprovim për hapjen e paraleles.  Sjelljen e drejtorit të shkollës ndaj ekipeve të gazetarëve, ministri i arsimit e quan të pa tolerueshme dhe të pahijshme për një drejtues shkolle apo mësimdhënës.

Askush nuk guxon të cenojë të drejtën e fëmijëve për të ndjekur mësimin në gjuhën amtare. Kemi pasur komunikim me kryetarin e Komunës së Gazi Babës dhe kemi kërkuar që seriozisht ta shqyrtojë këtë çështje dhe të dorëzojë kërkesën deri në Ministri të Arsimit, duke i siguruar që Ministria e Arsimit do të japë pëlqim  që ajo kërkesë e prindërve edhe të jetësohet”-tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

I kontaktuar me telefon, kryetari i Gazi Babës, Boris Georgievski, komunë e cila edhe  duhet të dorëzojë deri në ministri kërkesën për hapjen e paraleles, thotë se nuk është i informuar me këtë rast, andaj shton se pasi të marrë informacione më të detajuara, nesër do të dalë me qëndrim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUGGATI THYEN REKORDIN E SHPEJTËSISË/ Chiron arrin mbi 490 km/orë (FOTO)
Previous article TUNA NË PUSHIME PA PATRISIN/ Ja çfarë zgjedh të bëjë ai (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT