• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAQEDONI E VERIUT/ Numëron 22 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, gjysma në Shkup
Home
Rajon

MAQEDONI E VERIUT/ Numëron 22 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, gjysma në Shkup

19 February, 2022 s.autor Rajon

Maqedonia e Veriut më 19 shkurt ka regjistruar 22 viktima me COVID-19, 12 prej të cilëve në Shkup, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 8,891.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore, janë regjistruar edhe 838 të infektuar, apo 20.5 për qind nga numri i përgjithshëm i të testuarve. Prej kësaj shifre, 118 persona janë riinfektuar me COVID-19.
Rastet e reja bazohen në testimin e 4,078 mostrave. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, 1,140 persona janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 7,821

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka thënë se masat shtrënguese mund të hiqen në rast të përmirësimit të gjendjes epidemiologjike.

Ai ka thënë se certifikatat për vaksinim mund të anulohen nëse imunizimi i popullsisë arrin në 70 për qind.

“Situata epidemiologjike në të gjithë Maqedoninë e Veriut është në rënie të lehtë. Pra, vala e katërt është në rënie e sipër. Por, niveli i vaksinimit dhe imunizimit të plotë te ne është më i ulët se në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ne duam rezultate pozitive nga analiza epidemiologjike, që ka të bëjë me testimin e rastësishëm, që më pas të shfuqizohen masat. Nëse marrim rezultate pozitive, sipas të cilave do të jetë mbi 70 për qind e totalit të imunizimit në vend, atëherë do të fillojmë relaksimin dhe lehtësimin e masave”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet edhe testimi i nxënësve nëpër shkollat fillore pas informacioneve për rritjen e të infektuarve të fëmijëve nga mosha 6 deri më 14 vjeç.

Mësimi zhvillohet me prani fizike në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe pavarësisht rritjes së rasteve, institucionet mbeten në qëndrimin që nxënësit duhet mësimin ta ndjekin në shkolla./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME NË LIGUE 1/ Nante-s shtang PSG-në me 3 gola, ndodh çudia për herën e tretë (VIDEO)
Previous article "DASHURIA ËSHTË NË AJËR"/ Detajet që vazhdojnë t’i lidhin Borën dhe Donaldin

s.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT