• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAQEDONI E VERIUT/ Arrihet marrëveshja LSDM- BDI mes Zaev e Ahmetit për qeverinë e re, zbulohet ndarja e ministrive
Home
Rajon

MAQEDONI E VERIUT/ Arrihet marrëveshja LSDM- BDI mes Zaev e Ahmetit për qeverinë e re, zbulohet ndarja e ministrive

18 August, 2020 F.autor Rajon

Burime nga partitë e koalicionit kanë zbuluar për INA se cilat dikastere do t’i takojnë BDI-së, por edhe Lëvizjes BESA, përfshirë edhe PDSH.

Siç mësohet nuk do të ketë kryeministër shqiptar, por Ahmeti për këtë do shpalos detaje se ideja e tyre mbetet.

Ministria e Financave do të jetë një nga ministritë që definitivisht do ti takoj BDI, ndërsa nga miministritë e tjera janë: Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Ministria e Ekologjisë, Ministria e Pushtetit Lokal, etj, mëson INA.

Nga postet e zvkryeministrave, BDI do të ketë sërish zvkryeministrin për integrime evropiane.

Në lojë për ndonjërën nga këto ministri është edhe Lëvizja BESA, ku në lojë është edhe Ministria e Kulturës dhe ministri pa resor që do shndërrohet në drejtori.

Mandatari dhe kreu i LSDM, Zoran Zaev dhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në ora 14 pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen dhe detajet e saj përfshirë edhe postet ministrore.

“Ekipet e BDI-së dhe LSDM-së gjatë fundjavës dhe ditës së hënë kanë punuar intensivisht në krijimin e një marrëveshjeje cilësore, të shpejtë dhe të plotë të koalicionit në ditët e para të afatit të përcaktuar me kushtetutë prej 20 ditësh pas marrjes së mandatit.

Në bisedimet e zhvilluara në nivelin e sekretarëve partiakë, është arritur përparim serioz në pothuajse të gjitha çështjet që çojnë në një marrëveshje për qeverinë”, theksohet në komunikatën e përbashkët të këtyre partive.

Qeveria e re do të fokusohet në ballafaqimin me krizën shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia, çështje të tjera si zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë për emrin, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMULA 1/ Leclerc kundër Ferrarit: Te kjo makinë nuk funksionon asgjë
Previous article KORONAVIRUSI/ Covid-19 godet klubin e njohur, shtyhet starti i kampionatit francez

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT