• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MANUALI/ Pandeli Majko: Ja tre mënyrat si do regjistrohen emigrantët për të votuar
Home
Shqipëri

MANUALI/ Pandeli Majko: Ja tre mënyrat si do regjistrohen emigrantët për të votuar

5 November, 2017 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Procesi i regjistrimit të emigrantëve për tu dhënë atyre të drejtën e votës, parashikohet të përfundojë brenda 2018.

Së fundmi, Ministri për Diasporën Pandeli Majko i ka dorëzuar komisionit të reformës zgjedhore një dokument, që mund të shërbejë si manual për regjistrimin në zgjedhje të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut.

Ky dokument është i bazuar në dy shtylla kryesore: mënyrën se si do të regjistrohen dhe mënyrën se si do të votojnë emigrantët.

Regjistrimi i tyre sipas Pandeli Majkos do të mund të bëhet në tre mënyra. Dy prej tyre janë kërkesa me postë apo postë elektronike në një strukturë të posaçme që do të krijohet në KQZ.

Mënyra e tretë e regjistrimit do të jetë paraqitja e emigrantit në selitë diplomatike të Shqipërisë. Ndërkohë, për votimin e emigrantëve në këtë dokument janë parashikuar dy mënyra, votimi i drejt për drejtë dhe ai me postë.

Votim i drejtë për drejtë do të bëhet në qendra të posaçme të ngritura jashtë Shqipërisë, ku procesi do të bëhet njësoj si brenda vendit.

Ndërsa votimi me postë, do të bëhet duke marrë fletën e votimit nga interneti apo me shërbim postar dhe procesi i dërgimit të votës për në Shqipëri do të bëhet me një shërbim special poste. Ky i fundit do të ketë edhe kosto, e cila sipas këtij dokumenti llogaritet të kushtojë deri në 25 dollarë.

Por ky manual për ngritjen e një sistemi të regjistrimit dhe votimit të emigrantëve duhet të shqyrtohet dhe miratohet nga komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore, i cili nuk ka zhvilluar ende mbledhjen e tij të parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulm me raketa në Japoni ndaj Trump?/ Panik në Shtëpinë e Bardhë
Previous article VIDEO EKSKLUZIVE/ Shihni çka ndodhur në aksidentin e tmerrshëm të Librazhdit

F.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT