• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Manuali i sekreteve seksuale i vitit 1720, ka dy shekuj që ndalohet
Home
Blog

Manuali i sekreteve seksuale i vitit 1720, ka dy shekuj që ndalohet

20 February, 2018 Redaktor2 Blog, Jetë

Një manual i sekreteve seksuale që daton nga viti 1720 dhe që ka qenë i ndaluar deri në vitin 1960 për shkak të përmbajtjes, do të dalë në ankand nga shtëpia e ankandeve britanike Hansons. Libri i titulluar “Aristotle’s Masterpiece Completed In Two Parts, The First Containing the Secrets of Generation” , kryevepra e Aristotelit e përfunduar në dy pjesë, pjesa e parë mban sekretet e krijimit, u publikua para 300 vitesh në Londër dhe do të dalë në shitje në mars. Sipas Jim Spencer-it, ekspert i librave dhe i dorëshkrimeve në Hansons, botimi i parë u publiku në 1684 dhe u ndalua deri në vitin 1960. “Ka patur disa arsye për këtë, p.sh përmban ilustrime të përbindëshave që lindnin nga një lidhje jo natyrale mes grave dhe kafshëve, p.sh një grua që kryen marrëdhënie me një qen.” Ka disa ilustrime të krijesave të ngjashme me kafshët, duke përfshirë edhe një burrë me një qafë qeni leshtor dhe një përbindësh i lindur në Ravena, Itali në vitin 1512, – tha Spencer-i. Gjithashtu manuali ofron këshilla mbi martesën, dashurinë dhe marrëdhëniet familjare.

Në hyrje të librit thuhet: “Bashkimi i zemrave në martesën e shenjtë është një nga kushtet më të lumtura, një burrë do të ketë një vete të dytë, së cilës mund t’i tregosh të gjitha mendimet e tua, ashtu sikurse do gjesh edhe një shok të mirë në punë.” Gjithashtu jep këshilla të dy gjinive gjatë aktit seksual. “Unë këshilloj që para se të fillojnë përqafimet bashkëshortore, të forcojnë dëshirat e përbashkëta dhe të djegin një zjarr më të fortë në mënyra të paturpshme, mënyra që dashuria të mëson më mirë nga sa mund të shkruaj unë. Dhe kur kanë mbaruar atë që natyra kërkon, mashkulli duhet të ketë kujdes të mos ndahet shumë shpejt nga krahët e bashkëshortes.”

Një teori interesante që është hartuar në libër është lidhja mes seksualitetit dhe imagjinatës. “Pohohet se imagjinata e prindërve prodhon tiparet e fëmijëve, kështu në një ilustrim tregohet një vajzë leshtore dhe një bebe që ka lindur i zi nga imagjinata e prindërve,” – shpjegon Spencer. Nëse gratë projektojnë sytë e tyre mbi trupa me keqformime, forca e imagjinatës mund të prodhojë një fëmijë me buzë me qime, një gojë të shëmtuar ose edhe buzë të yndyrshme. Në vend të kësaj gruaja gjatë aktit duhet të shohë seriozisht mashkullin dhe të fiksojë mendjen e tij, atëherë fëmija do t’i ngjajë babait. Meshkujve u këshillohet të hanë mish në mënyrë që të shtohet sperma.

Një listë e gjatë e ushqimeve të rekomanduara për funksionimin seksual të meshkujve si vezë, harabela, zogj, pëllumba, xinxer. Ka edhe këshilla për të lindur fëmijë meshkuj apo vajza. Për të patur një djalë, gruaja duhet të shtrihet anash djathtas pas seksit, për të patur vajzë ajo duhet të shtrihet në të majtë. Libri, çmimi fillestar i të cilit do të jetë 110-165 dollarë do të shitet në 27 mars në kontenë e Derbyshire. / bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ka shumë tule, gjoks e të pasme, por... meshkujt çmenden për të (FOTO)
Previous article VOSKOPOJA TURISTIKE/ Në Pranverë nis restaurimi i urës 300 vjeçare (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT