• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Manovra e KONSENSUSIT e Presidentit Meta”/ Përse po kërkon konsultime me paraardhësit e tij?
Home
Shqipëri

“Manovra e KONSENSUSIT e Presidentit Meta”/ Përse po kërkon konsultime me paraardhësit e tij?

15 February, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Dje është bërë publik lajmi se Ministria e Jashtme i ka dorëzuar presidentit të Republikës kërkesën për marrjen e plotfuqisë për negociatorët që do të përfshihen në bisedime me Greqinë.

Fjala është për marrëveshjen e detit, që kërkon ekspertizë teknike.

Kërkesa për plotfuqinë është ligjore, por ajo rrjedh edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kemi të bëjmë pra me kompetenca të presidentit që ka tagrin për të dhënë autorizimin e negociatave.

Por presidenti i Republikës ka zgjedhur ta transformojë procedurën në teatër politik teksa ka paralajmëruar një proces diskutimesh me paraardhësit e vet.

Pra me Bujar Nishanin dhe Sali Berishën.

Të paktën ky është raportimi mediatik dhe duke e marrë atë të mirëqenë, mund të themi se kemi një tjetër dëshmi të instrumentalizimit të institucionit të Presidencës.

Kjo, sepse Ilir Meta nuk ka asnjë detyrim për të kërkuar këto konsultime.

Ai ka të gjithë të drejtën për t’u njohur me dosjen e negociatave, përmbajtjen e saj dhe të krijojë kështu një njohje të plotë të asaj që po flitet.

Nga kjo pikëpamje, presidenti ka çdo mundësi që të refuzojë ose jo plotfuqinë duke parë atë që ka bërë deri më tani qeveria, dhe kjo është praktikë normale.

Ilir Meta ka zgjedhur ta transferojë këtë në tavolinën e debatit politik, kur fton për bisedime edhe Sali Berishën me Nishanin që kanë prononcime publike së fundmi për çështjen e detit nisur vetëm nga lajmet e mediave.

Nuk dihet nëse Meta do të japë garanci për paraardhësit apo do të kërkojë mendim, por ky është një hap i panevojshëm dhe një shtirje politike shumë e trashë.

Z. Berisha është ai ish-kryeministër që shpërfili kërkesën për plotfuqi të presidentit në marrëveshjen e parë, siç u konstatua na Gjykata Kushtetuese, ndaj është shumë politikë e ngushtë kjo “manovër e konsensusit” që ndërmerr z. Meta.

Presidenti nuk ka asnjë tagër që të pezullojë negociatat, që në praktikën institucionale nuk marrin për bazë raportimin e mediave.

Të bësh pjesë të procesit dy ish-presidentë kur asnjë detyrim nuk ta kërkon këtë, është asgjë më shumë sesa një dëshmi sesi bacili i LSI-së transmetohet si kulturë konsensusi edhe në drejtimin e Presidencës.

Presidenti mund të kërkojë tryeza, informacione, ai mundet edhe të flasë përditë për të mirat që ka klima malore, por në disa gjëra është mirë ta kufizojë veten me shfaqje të tilla.

Pasi qoftë ata që e shohin Metën nga jashtë, qoftë ata që e dinë se çfarë është brenda, e kanë të qartë, se në këtë rast nuk ka gjë në dorë dhe sidomos nuk ka mundësinë por edhe dëshirën që të bllokojë përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë.

Thjesht bën të vështirin për të tërhequr pak vëmendje mbi vete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tottenham 'blindon' Pocchetinon, gati nënshkrimi i kontratës së re
Previous article Në letrën për popullin amerikan, talibanët kërkojnë bisedime direkte me shtetin

k.autor

Postime të ngjashme

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë Politikë

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT