• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MANJOLA PRIFTI/ Si u dënua për DROGË, ish gruaja e “MIRIT TË XHIKES”, dhe VENDIMI i gjykatës sot (VIDEO)
Home
Sociale

MANJOLA PRIFTI/ Si u dënua për DROGË, ish gruaja e “MIRIT TË XHIKES”, dhe VENDIMI i gjykatës sot (VIDEO)

6 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Manjola Prifti, ish-bashkëshortja e Mirit të Xhikes është lënë e lirë nga Gjykata e Tiranës. Ajo u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi është dënuar për trafik droge në shtetin Italian.

Manjola Prifti, ish-bashkëshortja e Mirit të Xhikes është lënë e lirë nga Gjykata e Tiranës. Ajo u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi është dënuar për trafik droge në shtetin Italian. Gjyqtari Arben Micko ka vendosur që ndaj 43-vjeçares të caktohet masa e sigurisë detyrim paraqitje, gjatë shqyrtimit të cështjes për ekstradimin e saj. Këtë masë sigurie ka kërkuar edhe Prokuroria e Tiranës. Burime nga Prokuroria sqaruan se ndaj Manjola Priftit është kërkuar masa “detyrim” paraqitje për faktin se nuk përbën rrezikshmëri për tu larguar apo shmangur procesit gjyqësor.

Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.Sipas drejtësisë italiane, fitimet e nxjerra nga aktiviteti kriminal, Manjola Prifti i ka investuar duke ligjëruar ato në biznese të ndryshme. Manjola Prifti është një personazh jo pak i njohur, pasi ka qenë bashkëshortja e Mirit të Xhikës (Fatmir Rama) i vrarë në Tiranë nga një atentat 15 vjet më parë në ambientet e “Kartodromit”, biznesit në pronësi të tij në Lundër.

Miri i Xhikes ka qenë një prej kokave të trafikut të drogave të forta nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE. Aktivitetin e paligjshëm, Fatmir Rama, sipas autoriteteve italiane, e kryente në bashkëpunim me bashkëshorten Manjola Prifti. Çifti, paratë e drogës të fituara në Itali dhe vende të tjera i investoi në biznese në Tiranë. Pas vrasjes së Mirit të Xhikes, e gjithë pasuria kapitale dhe monetare, i kaloi bashkëshortes së tij Manjola Prifti, e cila disa vite më parë ndërtoi në fshatin Vaqarr edhe diskotekën “Doberman Club” në të cilën ishte pronare e vetme e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Leo Messi nuk do të luajë kundër Levante?!
Previous article Pogba dhe Raiola reagojnë pas deklaratës së Guardiola

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT