Nënkryetari i LSI Petrit Vasili kujton ndarjen nga jeta të babait të tij një vit më parë.
Në rrjetin social, Vasili ka postuar një mesazh të ndjerë, njerëzor ku evidenton faktin se babai i tij iku në një ditë vere kur deti i Jalit bëhej kristal dhe Vunoi zhytej në të nxehtë.
“Nje vit pa u pare baba.
Sot u cmallem si dikur nen hijen e qipariseve ne ditet e veres.
Edhe ti e vendose te ikje nje vit me pare, pikerisht ne vere, kur deti i Jalit behet kristal dhe kur Vunoi zhytet ne veren e nxehte.
Mire te gjetsha vellai i madh”, shkruan Vasili në rrjetin social.
Urojmë që ish ministri i LSI Ylli Manjani të mos e ketë parë postimin e Vasilit për babain e tij, pasi mund ta prishë gojën, sikurse ndodhi dje ndaj Aneta Ramës që u përcoll në banesën e fundit.