• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MANIPULIMET/ 5 prokurori nisin hetimet për Armand Dukën
Home
Aktualitet
Kronikë

MANIPULIMET/ 5 prokurori nisin hetimet për Armand Dukën

31 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është vënë nën hetim nga 5 prokurori të ndryshme të Shqipërisë për abuzime, shpërdorim detyre dhe falsifikim firmash.

Bashkia e Tiranës, e cila është aksionere e klubit të futbollit Tirana dhe anëtare e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, dhe ajo e Durrësit kanë depozituar në prokuroritë e qyteteve përkatëse kallëzimet ndaj Armand Dukës dhe drejtuesve të tjerë të FSHF-së për abuzime të rënda me detyrën, si dhe përpjekje për të manipuluar rezultatin për llogari të vetë presidentit Duka.

Fshehja e listave të votuesve dhe futja e delegatëve fiktivë në lista ka bërë që bota e sportit të ngrihet kundër kreut aktual të federatës, të cilët po u drejtohen organeve të drejtësisë që të rikthejnë legjitimitetin e zgjedhjeve.

SHKRESA PËR SHPËRDORIM DETYRE

Me shkresën me nr. 23859 prot., më datë 26.11.2021, Bashkia e Tiranës i ka referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë materialin procedural për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal në ngarkim të drejtuesve e punonjësve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në lidhje me këtë çështje, bashkia ka dërguar material shtesë me shkresën 23859/k/1 prot., më datë 03.12.2021. Gjithashtu, me shkresën 23859/ k/2 prot., më datë 16.12.2021, është dërguar sërish material shtesë ku faktohen abuzimet e Dukës dhe të drejtuesve të tjerë të FSHF-së me detyrën.

Në Durrës situata është e njëjtë. Përmes manipulimit dhe presioneve, Armand Duka arriti të manipulonte rezultatin dhe të caktonte njerëzit e tij si delegatë, duke shtuar emra fiktivë. Për këtë arsye, SHRF e Durrësit ka regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit një kallëzim për manipulim të rezultatit, abuzim me detyrën dhe falsifikim të firmave për drejtuesit e FSHF-së.

Javën e kaluar u ndalua nga policia delegati i Dukës, Fundim Dollaku, për falsifikim të firmës së kryetarit të Bashkisë së Shijakut, që të votonte paligjshmërisht Dukën. Burime theksojnë se edhe ky rast po hetohet nga Prokuroria e qytetit të Durrësit.

PADIA E BASHKISË SË TIRANËS

Sikurse është bërë publike, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në cilësinë e aksionierit të FK Tiranës, ka paditur dy sekretarët e FSHF-së, Ilir Shulkun dhe Ardian Haçin, për falsifikim dhe shpërdorim detyre pasi kanë paracaktuar rezultatin për interes të Dukës në kryeqytet.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur me shpejtësi hetimet dhe ka marrë në pyetje dy të akuzuarit, Shulkun dhe Haçin. Ilir Shulku, me detyrë sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe Ardian Haçi, me detyrë sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, akuzohen se kanë manipuluar zgjedhjet për kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.

Bashkia e Tiranës rendit një sërë shkeljesh, teksa thekson se ato janë bërë me një qëllim të vetëm, ndikimin apo para caktimin e rezultatit të zgjedhjesh së kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës, sipas interesave klienteliste të kreut aktual të FSHF-së.

“Ka informacione se në mbledhjen e datës 24.01.2022 të orës 15 të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, me telefon nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, është kërkuar e kanë marrë pjesë në këtë mbledhje persona që nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me shoqatën, në kundërshtim të plotë me statutin e federatës që përcakton se delegatët duhet të jenë punonjës të anëtarëve të SHRF Tiranë.

Personat për të cilët ka një informacion të tillë janë: Altin Kello, Ajson Lala, Ervin Bukaci dhe Aldi Masha”, thuhet në kallëzimin penal.

Aty nënvizohet se komisioni i verifikimit nuk ka bërë identifikimin e plotë të delegatëve me të drejtë vote, si dhe lista përkatëse e delegatëve legjitimë nuk u është vënë në dispozicion kandidatëve paraprakisht. Kjo ka bërë që në atë mbledhje të jenë prezentë 67 persona nga 41 që duhet të ishin, sipas 41 shoqatave që ekzistojnë në Tiranë.

TRI KALLËZIME TË REJA SOT

Në vijim të Durrësit dhe Tiranës, mozaikun e superakuzave do ta plotësojnë sot edhe tri kallëzime të tjera ndaj drejtuesve të FSHF-së me të njëjtat akuza, abuzimet me detyrën dhe falsifikim. Mësohet se Shoqata Rajonale e Gjirokastrës, ajo e Fierit dhe e Korçës kanë bërë gati dosjen e plotë me të gjitha shkeljet që Armand Duka, bashkë me stafin e tij të FSHF-së, kanë kryer për të siguruar me çdo kusht edhe mandatin e 6-të.

Të tria këto shoqata i cilësojnë vendimet e marra dhe veprimet procedurale të kryera, deri më tani, nga FSHF dhe disa SHRF, në lidhje me organizimin e zgjedhjeve për caktimin e delegatëve në punimet e asamblesë së përgjithshme të FSHF-së, të pavlefshme dhe të marra në kundërshtim dhe mosrespektim të përcaktimeve të bëra në statutin e SHRF-së dhe rregulloren e asamblesë së përgjithshme të FSHF-së.

Njëzëri, të tria shoqatat theksojnë se FSHF-ja po i kryen zgjedhjet në mungesë të plotë të transparencës dhe në mosrespektim të hapur të përcaktimeve statusore.

Sipas tyre, FSHF po tenton me sajime mediatike dhe shkresore të transformojë dhe të inskenojë si një ndërhyrje politike në proces, çdo pretendim të përligjur të anëtarësisë për zhvillimin nga FSHF të një procesi të parregullt zgjedhor.

HETIMI NDËRKOMBËTAR

Pak ditë më parë në media u publikua lajmi se një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë, po asistojnë Bashkinë e Tiranës, si aksionere e FK Tiranës, në një dosje voluminoze shkeljesh, për ta prezantuar te FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, te Prokuroria e Tiranës, te Krimi Ekonomik, Agjencia e Pastrimit të Parave, AMA, Hetimi Tatimor, AKU, si dhe tek ambasadat amerikane e britanike në Tiranë. Çështjet e shitjeve ndërkombëtare të ndeshjeve dhe basteve të paracaktuara do t’u paraqiten oficerëve rajonalë të FBI-së.

Po ashtu, agjentët e DEA-s me qendër rajonale në Athinë – Agjencia Amerikane e Antidrogës – do të prezantohen me të gjitha provat e parave të drogës në sport, me dijeni e mbështetje të Armand Dukës me elementë të botës së krimit në Shijak e vende të tjera të Europës e Amerikës Latine.

Nuk mbetet pas dosja britanike, për të dhëna të burimeve dhe shpenzimeve të pajustifikuara të familjes Duka në blerje pronash, makinash luksoze e asetesh në shifra të jashtëzakonshme. Scotland Yard dhe NCA, që gjurmojnë posaçërisht pastrimin e parave nga subjektet e huaja në Britaninë e Madhe, do të kenë të hënën prova të pakundërshtueshme sipas aksionerëve të Tiranës.

Një sërë veprash të tjera për të drejtat e transmetimit, pastrimin e parave apo kontratat e paligjshme në konflikt interesi të marketingut në futboll të kompanive të Dukës si “AIBA”, “SuperSport”, “EcoMarket”, “GoTech”, kantina “Duka”, do t’u paraqiten për evazion fiskal agjencive shqiptare të pastrimit të parave, krimit ekonomik dhe hetimit tatimor!

Duke qenë se aksionet janë të përbashkëta mes Armand Dukës dhe vëllait deputet Agron Duka, dosja voluminoze do t’i paraqitet edhe SPAK-ut dhe ILDKPsë, si institucione që ndjekin posaçërisht politikanët e përfshirë në aktivitet kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET E RIU/ Aksidentoi 26-vjeçaren në Tiranë dhe u largua nga vendi i ngjarjes
Previous article E JOSHI DHE E ÇOI NË HOTEL/ Dëshmia e nënës: Si e gjeta vajzën me shqiptarin nga Instagrami

s.autor

Postime të ngjashme

ISHIN GATI PËR TË KRYER ATENTAT/ Tarja, Ymeri e Piroli dyshohet se kanë kryer 3 vrasje, përfshirë Artan Myrtajn Aktualitet

ISHIN GATI PËR TË KRYER ATENTAT/ Tarja, Ymeri e Piroli dyshohet se kanë kryer 3 vrasje, përfshirë Artan Myrtajn

VRASJA E EGLI PROGËS/ Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e Denis Meçes dhe Leonidha Guces Aktualitet

VRASJA E EGLI PROGËS/ Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e Denis Meçes dhe Leonidha Guces

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT