• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mania e përgjimeve në Shqipëri. Të gjitha rastet dhe kush po e nxit sindromën se jemi viktima!
Home
Ekskluzive

Mania e përgjimeve në Shqipëri. Të gjitha rastet dhe kush po e nxit sindromën se jemi viktima!

4 December, 2017 Q.Autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Ndalimi i një shtetasi italian në Portin e Durrësit me një pajisje që dyshohet se mund të jete një aparat i sofistikuar përgjimi ose për zbulimin e tyre, ngre një pikëpytje të madhe në Shqipëri. Sepse ky nuk është rasti i parë, pasi në pak muajt e fundit, janë ndaluar edhe të paktën dy shtetas të tjerë të huaj në Shqipëri, me të njëjtin dyshim. Pyetja që shtrohet pas kësaj është: Kush po përgjon kë, në Shqipëri jashtë strukturave ligjzbatuese dhe kush ka frikë dhe pse, nga ky fenomen?

Rasti i parë do të ishte ai i shtetasit izraelit, Yoram Frig, i cili kishte me vete një pajisje elektronike që dedekton përgjuesit,ndërsa një ditë më pas do të lirohej nga policia, por me kushtin që të mos largohej nga Shqipëria duke I’u sekuestruar kështu pashaporta dhe celulari. Një rast shumë i përfolur dhe i përdorur politikisht, por mbeti pa zgjidhje pasi pati një heshtje nga të gjitha palët politike, dhe zhurma u bë thjesht për disa dalje në media.

Rasti pasardhës do të ishte ai i një shtetasi grek, Iraklis Joannis Dragounis, 52-vjeç, i kapur në Portin e Durrësit në maj të këtij viti nga autoritetet shqiptare, i cili posedonte një paisje të dyshimtë me të cilën dyshohej se kryheshin përgjime. Po ashtu edhe ai do të lirohej nga policia pas verifikimit se pajisja nuk kishte për funksion përgjimin e paisjeve të tjera.

Dhe së fundmi ndalimi i shtetasit italian do të tregonte një fenomen, i cili vazhdon ende në vendin tone. Pas ndalimit nga policia pajisja u dërgua për ekspertim pranë një laboratori shkencor, pasi shihej se ajo kishte disa funksione.

Duken si raste te vecuara dhe pa lidhje me njera tjetren, por fakti qe te kapurit jane gjithe te huaj qe vijne ne Shqiperi, qe jane zbuluar brenda nje kohe te shkurter dhe me aparate kunder pergjimeve, tregon se pertej mitomanisë ballkanike dhe faktit se pothuajse të gjithë shqiptarët ndihen të përgjuar ca se na ka lënë me pasoja sistemi i kaluar e ca nga rëndësia që i japim vetes, ka edhe diçka reale që duket se po shndërrohet në një fenomen shqetësues. E ajo lidhet me faktin se praktikisht një palë përgjon individë apo grupe të tjera. Ose gjysma e ndjerë e kërcënuar përgjon gjysmën tjetër ose të dyja palët njëkohësisht njëra tjetrën.

E gjitha duket si një skenar filmash me 007, por rastet konkrete të raportuara e hedhin poshtë këtë.
Nuk ka as studime të sakta dhe as ekspertizë të specializuar që e thotë me saktësi se kur mund të ketë filluar lufta e përgjimeve private. E sigurtë është që sa më shumë sofistikohet teknologjia dhe sa më shumë pajisje elektronike të përdorim e të kemi, aq më shumë shtohet propabiliteti që procesi i përgjimit të bëhet gjithnjë e më i thjeshtë si mundësi teorike.

Por fakt është se shqiptarët u futën në panik, nisur nga rasti konkret më i bujshëm i përgjimit privat i bërë publik në Shqipëri. Ka qenë ish ministri i ndjerë i Ekonomisë Dritan Prifti ai që përgjoi Nr. 2 të qeverisë së Kryeministrit Berisha në vitin 2011 Ilir Metën e më pas, u provua se ai kishte rënë edhe vetë viktimë e kurtheve ku ishte munduar që të fuste të tjerët.

Po çfarë janë këto pajisje?

Pajisjet e përgjimit, së fundmi kanë një funksion të veçantë në ndryshim nga pajisjet e tjera. Ato kanë për funksion të gjurmojnë pajisjet përgjuese, nëse ka, e më pas të na konfirmojnë nëse jemi duke u përgjuar nga dikush tjetër.

Përveçse rasteve të përgjimit privat, nga ana e individëve, ka edhe raste të tjera të publikuara përsa i përket institucioneve shtetërore, të cilat janë vënë në qendër të kritikave përsa i përket përgjimeve, qofshin këto kundër individëve apo edhe institutcioneve të ndryshme.

Përgatiti: AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto janë 10 FOTOT më të pëlqyera të VIP-ave shqiptar në Instagram (VIDEO)
Previous article Kthim në kohë, si dukeshin fëmijë 7 reperët më të mirë shqiptarë

Q.Autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT