Tashmë është e qartë se Lëvizja VetëVendosje është fituese e zgjedhje në Kosovë dhe si partia fituese do të marrë edhe postin e Kryeministrit.
Pë ta marrë këtë detyrë Albin Kurtit i duhen votat e partisë së dytë LDK-s dhe mbështetja e rivales së tij në fushatë Vjosa Osmani. Garda e vjetër e Kosovës PDK e cila ka qenë në qeveri për 12 vjet duket se do jetë opozita e Kosovës.
AlpeNews.al ju risjell jetën e liderit të ri të Kosovës Albin Kurti:
Emiri i tij ka krijuar jo pak zhurmë prej më shumë se 2 dekadash në Kosovë. Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Rezistencën e tij kundër Serbisë e nisi shumë shpejt. Në moshën 22 vjeçare Albin Kurti ndërmori aktin e parë kundër Milosheviçit, ku në gusht të vitit 1997 ai u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Me fillin e Luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi.
Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës ndërsa në momentin e dënimit Albin Kurti tha: “Jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj.”
Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001.
Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile
Në qershor 2005, Albin Kurti themeluan lëvizjen Vetëvendosje, të cilën e drejtoi për 10 vite me radhë, ndërsa në krye të saj u rikthye në janar të 2018. Tre mandate deputeti në Kuvendin e Kosovës, por dhe qëndrimet e tij i kanë kushtuar jo pak Albin Kurtit.
Në 2017 ai është vënë në pranga në hyrje të Kuvendit të Kosovës.
Në zgjedhje e 2019 Albin Kurti dhe partia e tij duket se do të marrin 31 deputetë do ta ruajnë rezultatin e votave të marra dy vite më parë.
Jeta e liderit të VetëVendosjes i ngjason shumë Mandelës i cili edhe pse u burgos, nuk u dorëzua kurrë dhe ia arriti qëllimit.
/AlpeNews.al


