Burime për Panoramën bejne me dije se mbledhja e Keshillit te Mandateve dhe Imunitteit eshte nderprere. Mesohet se eshte vendosur per nje nderprerje per nje ore pushim. Mbledhja do te rinise ne oren 14:00. Shkak per nderprerjen eshte nevoja per kohe per anetaret qe te njihen me provat e reja te paraqitura nga organi i akuzes. Aktualisht anetaret do te administrojne personalisht provat e paraqitura raproton gazetari i Panoramas
Ora 12:13
Ruci: Prokurorë, avokat, të gjitha materialet i vini në dispozicion, juve jeni të lirë të ikin, media të dalë, komisioni do vazhdojë punën.
Prokurori: Sot Tahiri e përfshiu në diskutim politik edhe Tahirin, flitet për llum politik, mediatik, ne kemi një sjellje shumë etike, morale, cfarë ne pretendojmë për një autorizim të caktuar. Sa për të hyrë te provat, në dosje ka prova që ne nuk donim ti thonim këtu, por disa u bënë publike. Si ndodh kështu që pikërisht gjatë kësaj kohe kur flitet për ish-ministrin e Brendshëm nuk flitet për asnjë deputet tjetër, as për të Vlorës, as Tiranës, por për një njeri që për 5 muaj ai qarkullon me të njëjtin automjet që qarkullojnë personat nën hetim.
Deputeti i PD Eduard Halimi ka bërë disa pyetje në seancën e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve ku po diskutohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandati të Saimti Tahirit që i hap rrugë arrestimit të tij. Halimi tha se nëse ato që tha komisar Zagani i kushtohej rëndësi nuk do kishte bërë trafik droge e armësh familja Habilaj.
Halimi: Ne kemi lexuar dosjen me 400 faqe dhe me 1000 faqe dhe sipas këtyre materiale rezulton se grupi kriminal i habilajve kanë trafikuar të qetë për 4 vite me gomone dhe me makina. Sot a jeni të bindur ju se ka prova të mjaftueshme se makina me targa AA003 GB është përdorur për trafik droge? Dritan Zagani ish oficer policie i shpalli luftë policisë. Kush është llumi në këtë mes? Komisar Dritan Zagani ka pasur një betejë në bandën kriminale të Habilajve dhe Rama e quajti zagar. Ju nuk çuat policinë në derën e familjes Habilaj. Sot ato që tha komisar Zagani dolën të vërteta. Nëse ju do kishit mbajtur anën e Zaganit familja Habilaj sot nuk do kishte trafikuar drogë e armë. Si ish ministër i brendshëm deklarohej fajtor apo i pafajshëm që për shkakun tuaj familja Habilaj për 2 vite trafikoi armë dhe drogë.
Tahiri: Ato qe tha Dritan Zagani jane te tera te paverteta. Po ju them tjeter gje, pse qeveria juaj i dha toke Zaganit ne Orikum, që nga Tropoja ai, i keni dhënë tokë në Orikum Dritan Zagani, qeveria e prifit që keni në parti dhe këtij tjetri i dhatë tokë Dritan Zaganit, per cfare e bete, për ta blerë?
Avokati ngaterron mbiemrin, i thote Moisi Tahiri
Unë po ju lexoj një pasazh tjetër në trafik..
Ka kaluar një furgon policie dhe Mosi Tahiri, (ngatërron mbiemrin) Tahiri e korrigjon: Moisi Habilaj jo Tahiri.
Avokati: Habilaj, ndjesë. Pra Moisi Habilaj i thotë kolegëve të grupit të tij që ky furgon tani kaloi për neve a është kjo?
E dyta, në një pasazh tjetër thuhet është një person që i thuhet syzja në gjuhën italiane dhe është sebastian etjmos vallë zoti Tahiri që ka syze është ky personi të gjitha këto z kryetar janë shumë të dobta për tu marrë parasysh.
Nuk ka asnjë provë, të nxjerrin një indicie jo një provë, një të vetme, një telefonatë të vetme, një bisedim të vetëm për zotin Tahiri. Raporti duhet t’i shkojë Kuvendit që kërkesa të rrëzohet në tërësinë e saj, mos jepet autorizim e kontroll.
Ora: 11:02
Avokati: Se pari te mos abuzohet me ato qe quhen prova sekrete.
Ora:10:10
Pas nisjes se mbledhjes, ajo u nderpre dhe po vijon me dyer te mbylluara, pasi prokuroria kerkoi paraqitjen e provave te reja, duke pretenduar se ka materiale te reja te ardhura ne dosjen nga Italia.
Debati
Ruci njoftoi nisjen e mbledhjes se radhes
Avokati: Kemi perkthyer dosjen dhe nuk ka prova dhe fakte.
Prokurori: Kërkojmë të paraqesim disa prova të reja. kemi arritur të kryejmë dhe disa veprime hetimore të cilat e implikojnë deputetin Tahiri për të cilin ne kemi kërkuar autorizimin për arrestimin. Gjatë ditës së djeshme kemi administruar një pjesë tjetër të përgjigjes të letërporosisë të ardhur nga autoritetet italiane”
Alibeaj: Mesa kuptova une eshte nje kerkese e prokurorise qe ka akte te reja. Ne mbeshtetje edhe te kerkeses se bere nga Manja qe do prova, prova, sot besoj qe eshte ne dobi te procedures se veprimtarise se ketij komisini qe te operoje me marrjen e ketyre provave. Kerkojme te vijojme me administrimin e provave dhe pastaj me palen mbrojtese.
Manja: Të vijojë mbledhja me parashtrimet e avokatit të Tahirit


