• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MANDATI I TRETË/ Programi i PS, PAGA minimale 325 nga 243 euro. Tenditemi të tretët në rajon për…
Home
Politikë

MANDATI I TRETË/ Programi i PS, PAGA minimale 325 nga 243 euro. Tenditemi të tretët në rajon për…

16 March, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Nëse socialistët do të vazhdojnë të qeverisin edhe për katër vitet e ardhshme, paga minimale në vend do të arrij në 325 euro, (nga 243 euro që është aktualisht) aq sa është edhe ne Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë propozimi i PD-së për pagën minimale në vend është 292 euro në muaj.

Me rritjen sipas programit të PS, Shqipëria renditet e treta në rajon për nivelin e lartë të pagës minimale, që shtetet fqinje kanë aktualisht. Në krye të listës është Serbia për pagën minimale 344 euro, më pas Mali i Zi me 331 euro dhe vijojmë ne. Në rajon vendi me pagën më të ulët minimale është Kosova, me 170 euro.

Nga ana tjetër edhe taksimi i punës në mënyrë progresiv nga qeveria është në qendër të vëmendjes dhe i sulmuar si i padrejtë nga opozita. Por teksa opozita këmbëngul në taksën e sheshtë 9% në çdo drejtim, thuajse të gjitha vendet e rajonit të ardhurat personale tatohen në mënyrë progresive.

Konkretisht propozimi i socialistëve është për të vijuar me taksën progresive me tre fasha, ku pagat nga 0-325 euro të mos tatohen, pagat nga mbi 325-2033 euro të tatohen 13% dhe mbi 2033 euro të tatohen 23%.

Por si tatohet e ardhura nga puna në rajon?

Në Kosovë zbatohen 4 fasha tatimi mbi pagën. Ata që marrin deri në 80 euro nuk paguajnë tatim, më pas ata që paguhen mbi 80 deri në 250 euro tatohen 4%, grupi tjetër 250-450 euro me tatim 8% dhe pjesa tjetër me paga mbi 450 euro e kanë tatimin 10%.

Ndërsa Maqedonia e Veriut ka 2 fasha tatimi. Për rrogat deri në 1500 euro tatimi është 10%, dhe mbi këtë nivel është 15% tatimi mbi të ardhurat personale.  Norma më e lartë e tatimit progresiv mbi pagat aplikohet në Serbi, që për rrogat zbaton dy fasha 10-25% tatim. Po ashtu edhe Mali i Zi zbaton progresivitetin në paga.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHUMË PYETJE TË TILLA"/ Pas daljes nga "Përputhen", Fationi tregon raportin me Andin (FOTO)
Previous article U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Gaia bën 8-muajshe dhe Olta Boka festoi në mënyrën më të veçantë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

OPERACION I BEFASISHËM I SPAK/ Arrestohet në Shkodër Bledar Cafi! Rishpallet në kërkim Indrit Dokle Aktualitet

OPERACION I BEFASISHËM I SPAK/ Arrestohet në Shkodër Bledar Cafi! Rishpallet në kërkim Indrit Dokle

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT