• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë
Home
Nderkombetare

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë

12 August, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur gazetarëve për mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidencial në vitin 2028. Ai pranon se do ta dëshironte një garë të tillë, por theksoi se ligji amerikan e ndalon.

“Të gjithë më pyesin nëse do të kandidoj në vitin 2028. Do të doja shumë, por ligji për këtë çështje është shumë i qartë dhe i rreptë”, u shpreh Trump për gazetarët. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, përmes Amendamentit të 22-të, kufizon presidentin në dy mandate.

Duke folur për Iranin dhe situatën në Lindjen e Mesme, Trump deklaroi se nuk i beson Teheranit dhe pretendoi se Shtetet e Bashkuara kanë kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit.

“Ne e kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit, jo ata”, tha presidenti amerikan, duke shtuar se Irani nuk duhet të shndërrohet në “ngacmuesin e Lindjes së Mesme”.

Trump komentoi gjithashtu largimin e tij të papritur nga samiti i NATO-s në Turqi, duke thënë se përballet me një numër të madh kërcënimesh.

“Marr shumë kërcënime. Shumë kërcënime për të cilat ju nuk i dini. Kushdo që ka një pozicion të rëndësishëm përballet me shumë kërcënime. Ata që nuk kanë rëndësi nuk kërcënohen. Mendoj se unë jam objektivi kryesor”, deklaroi ai.

Trump tha se siguria e tij varet nga Shërbimi Sekret dhe se ai ndjek udhëzimet e agjentëve për masat që duhet të marrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar
Previous article VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika Botë

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË KOLUMBI/ 254 viktima, 2,600 të plagosur dhe rreth 200 të zhdukur Botë

TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË KOLUMBI/ 254 viktima, 2,600 të plagosur dhe rreth 200 të zhdukur

NDËRROI AVIONIN PAS KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM IRANIAN/ Trump konfirmon manovrën: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret Botë

NDËRROI AVIONIN PAS KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM IRANIAN/ Trump konfirmon manovrën: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT