• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MANDATI I RAMËS KA ZERO LEGJITIMITET”/ Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës
Home
Politikë

“MANDATI I RAMËS KA ZERO LEGJITIMITET”/ Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

13 March, 2026 s.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se mandati i kryeministrit Edi Rama “ka zero legjitimitet” dhe njoftoi nisjen e një diskutimi të gjerë mbi programin e opozitës për zgjidhjen e sfidave kryesore të vendit.

Gjatë takimit për infrastrukturën të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës në PD, Berisha theksoi se vendi përballet me probleme të thella, duke përmendur korrupsionin në nivel të lartë, vjedhjet e fondeve publike, rritjen e çmimeve dhe situatën e varfërisë që prek një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve.

Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe disa prej zyrtarëve të tij si protagonistë të disa prej aferave më të mëdha korruptive në vend dhe kritikoi reagimin e qeverisë ndaj hetimeve dhe sistemit të drejtësisë.
Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta secilit prej jush këtu. Ne, sonte së bashku çelim tiparin e një diskutimi të gjerë intensiv të programit tonë, me të cilin ne duhet t’u japim përgjigjen më të plotë problemeve të mëdha me të cilat përballet sot Shqipëria. Probleme të krijuara nga shkalla më e lartë e korrupsionit që mund të përfytyrohet, nga vjedhjet 100% të fondeve siç është djegësi i Tiranës, tek vjedhjet 90% të veprave të tjera publike, nga rrënimi i familjeve shqiptare për shkak të rritjes së madhe të çmimeve dhe pothuaj në raport me çmimet një mosrritje kurrkund e rrogave dhe pensioneve, çka ka bërë që 49% e shqiptarëve të jenë në varfëri ose rrezik varfërie.

Shërbimet në këtë vend kanë pësuar një metamorfozë asgjësuese për rregullin dhe cilësinë që duhet të kenë. Pra, problemetika është shumë e thellë. Ndërkohë mandati, që e quan kreu i organizatës kriminale Edi Rama, është mandati kryekëput i krimit. Nuk po e them këtë për t’i vënë një epitet, por e them këtë sepse ky mandat ka zero legjitimitet. Pra, Edi Rama me farsën elektorale nuk ka asnjë ditë legjitime në pushtet.

Por, një faktor tjetër tani, të cilin opozita e ka denoncuar çdo ditë, por edhe mediat, duhet të jemi realistë, një faktor tjetër është bërë faktor famëzi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, është faktori korrupsion, në të cilin kryeministri vetë njëherë me emër Belinda Balluku, njëherë tjetër me emër Ergys Agasi, është protagonist i aferave korruptive më të mëdha. Dhe përveç kësaj, reagimi i tij, reagim tipik i hajdutit që për të shpëtuar lëkurën është i aftë të marrë çdo vendim dhe veprim, ishte mbyllja e dyerve hetimit dhe sistemit të drejtësisë.

Njeriu që në një paranojë injorance, sepse ai është një injorant i shpëlarë nga konceptet, sepse u garantoj ju dhe shqiptarët se nuk ka pasur kurrë në atë post një zyrtar më injorant dhe më të shpëlarë nga konceptet se ai. Kurrë! Ndiqjani fjalorin, në fjalorin e tij nuk gjeni dot një fjalë të vetme të qeveritarit që qeveris. Gjen vetëm gjuhën e një ordineri rrugësh, i cili për hir të së vërtetës me qëndrimin e tij ndaj korrupsionit, humbet çdo legjitimitet, edhe sikur zgjedhjet e 11 majit të kishin qenë zgjedhjet e standardeve më të mira botërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHORTI PËR BILETAT E NDESHJES SHQIPËRI-POLONI/ Të hënën hapen aplikimet për tifozët shqiptarë
Previous article "LOT, QIRINJ DHE THIRRJE PËR DREJTËSI"/ Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

s.autor

Postime të ngjashme

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT