• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MANDATI I PROKURORËVE/ Kreu i SPAK: Duhet të ruhet ekspertiza e krijuar ndër vite
Home
Aktualitet
Kronikë

MANDATI I PROKURORËVE/ Kreu i SPAK: Duhet të ruhet ekspertiza e krijuar ndër vite

3 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ngriti shqetësimin për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre, duke theksuar se mungesa e një zgjidhjeje të qartë ligjore mund të ndikojë negativisht në vijimësinë e hetimeve dhe në ruajtjen e ekspertizës së krijuar brenda institucionit.

Gjatë raportimit në Kuvend, ai u shpreh se modeli aktual kushtetues, i cili parashikon një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi për prokurorët e posaçëm, kishte një rol të rëndësishëm në fazën e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, por tashmë duhet të rivlerësohet.

“Mospërcaktimi i qartë ligjor mundet të cenojë vijimësinë e hetimeve dhe standardet profesionale, duke ndikuar në besimin e publikut dhe në përmbushjen e kërkesave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare. Kushtetuta ka parashikuar një mandat 9-vjeçar për prokurorët e posaçëm, pa të drejtë riemërimi. Megjithatë, pas këtyre viteve të funksionimit, është e nevojshme të vlerësohet nëse ky model garanton mjaftueshëm vijimësinë profesionale të Prokurorisë së Posaçme”, deklaroi Braho.

Sipas tij, përfundimi i mandatit të prokurorëve nuk prek vetëm karrierën individuale të tyre, por rrezikon edhe humbjen e eksperiencës së specializuar të ndërtuar ndër vite në hetimin e çështjeve komplekse.

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve të posaçëm krijon jo thjesht çështje të karrierës së tyre individuale, por edhe të ruajtjes së eksperiencës së specializuar që është krijuar brenda SPAK-ut. Kjo eksperiencë lidhet me hetime komplekse, bashkëpunim ndërkombëtar, hetim financiar dhe administrim të çështjeve me ndjeshmëri të lartë publike”, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer
Previous article ISHTE PA LEJE/ IKMT aksion në Jalë, shemb një beach bar

s.autor

Postime të ngjashme

RAPORTIMI TE "LIGJET"/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet kreu i SPAK Aktualitet

RAPORTIMI TE "LIGJET"/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet kreu i SPAK

ISHTE PA LEJE/ IKMT aksion në Jalë, shemb një beach bar Aktualitet

ISHTE PA LEJE/ IKMT aksion në Jalë, shemb një beach bar

"MJAFT, ËSHTË MJAFT"/ Sky News: Protestat janë kthyer në revoltë ndaj Edi Ramës! Policia përdori gaz lotsjellës... Aktualitet

"MJAFT, ËSHTË MJAFT"/ Sky News: Protestat janë kthyer në revoltë ndaj Edi Ramës! Policia përdori gaz lotsjellës...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT