• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MANDATI I 3 ËSHTË MOMENTI I NJË KAPËRXIMI TË MADH”/ Rama: Jemi në momentin vendimtar që e kam parë si ëndërr me sy hapur
Home
Zgjedhjet 2021

“MANDATI I 3 ËSHTË MOMENTI I NJË KAPËRXIMI TË MADH”/ Rama: Jemi në momentin vendimtar që e kam parë si ëndërr me sy hapur

14 April, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë, Zgjedhjet 2021

Nga Peshkopia ku vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit, Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar votën qytetarëve dibranë për të fituar mandatin e tretë qeverisës.

E duke folur pikërisht në këtë aspekt, Rama theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar të historisë së saj.

“Mandati i 3 është momenti i një kapërcimi të madh, vendimtar në rrugën drejt asaj që unë e kam parë si një ëndërr me sy hapur kur kam lënë emigracionin dhe kam ardhur në Shqipëri.

Arsyeja pse kurrë nuk jam dorëzuar është sepse ajo majë që unë e kam parë dhe e shoh çdo ditë dhe më nxjerr çdo ditë nga shtëpia është sot e mbërritshme, është sot aty.

Thjesht duhet të rezistojmë dhe mos dorëzohemi përpara tundimit që t’i biem shkurt. Nuk ka asnjë mrekulli që ngjit drejt majës përveç punës.

Ne kemi bërë shumë rrugë deri këtu. Nuk patëm vetëm pandeminë. Na ra dhe fatkeqësia e një tërmeti katastrofik. Kur earritëm t’ja dalim edhe kundër tërmetit edhe kundër armikut të padukshëm, të jemi sot në pjesën më të lartë të klasifikimit për vaksinimin masiv patjetër që mund t’ja dalim ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë, ta transformojmë më tutje jetën e njerëzve, duke mos rënë pre e atyre politikanëve e që flasin e premtojnë çudira.

Shqipëria e vitit 2030 nuk ka asnjë arsye të mos jetë kampione e Ballkanit. Brenda mandarit të tretë do t’i çojmë eksportet shqiptare mbi 1 miliard”.

Duke komentuar deklaratën e Lulzim Bashës disa ditë më parë në Dibër ku premtoi rihapjen e Universitetit, kryesocialisti Rama tha:

“Dëgjova që Luli kishte thënë do hapim Universitetin në Peshkopi. Prapë nga e para. Ne nuk do hapim Universitet, do të bëjmë që vajzat dhe djemtë e Dibrës të shkojnë në Universitet në Tiranë. Universitetin në Peshkopi e hap Luli edhe dekan do keni Xhelal Mziun”.

Rama përsëriti sërish premtimin e tij për çdo emigrant që vendos të investojë në Shqipëri, duke përfituar nga shteti një grant prej 5 mijë Eurosh.

“Ne do të japim 5 mijë Euro për çdo djalë dhe vajzë që është në emigracion dhe që është gati t’i investojë në shtëpinë e gjyshit, në shtëpinë e vjetër për ta kthyer në bujtinë.

Emigrantët të kenë mundësi që me shtëpinë e gjyshit të fitojnë më shumë se sa fitojnë duke punuar për këdo tjetër. Kjo është rruga që ka bërë shumë vende nga ato që ne i shohim me admirim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 25 PRILLI/ Balla: Luli është mbushës topi, Saliu dhe Iliri janë gati si ujku dhe çakalli të ‘hanë’ Reformën në Drejtësi
Previous article LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Laçi. Rezultati 1-0

Delo.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT