• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MANDATET/ Opozita “shuplakë” edhe nga Holanda: Jo dhunë në protestë! Negociatat? Presim raportin
Home
Politikë

MANDATET/ Opozita “shuplakë” edhe nga Holanda: Jo dhunë në protestë! Negociatat? Presim raportin

28 March, 2019 F.autor Politikë

Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Holandës Ferdinand Grapperhaus gjatë vizitës në Shqipëri dhe takimeve me krerët e shtetit ka dënuar dhunën në protestën e opozitës, ndërsa ka kritikuar edhe vendimin për djegien e mandateve nga PD-ja dhe LSI-ja.

“Së pari protestat janë një element shumë i rëndësishëm dhe thelbësor i demokracisë dhe në të gjithë botën njerëzit dalin në rrugë për të shprehur mendimet e tyre, javën e kaluar kemi pasur një protestë në Holandë për sulmin terrorist apo cështje të tjera. Por më vjen keq, që kemi pasur raste dhune në Shqipëri në disa protesta, u bëj thirrje që të sigurohen për protesta në paqe, brenda limiteve të shtetit të së drejtës. Më vjen keq që opozita ka marrë vendimin për të djegur mandatet, dalja nga kuvendi shkon kundër parimeve demokratike. Parlamenti është vendi, baza, themeli për trajtimin e cështjeve” tha ai.

Holanda është një nga tre vendet skeptike që qershorin e kaluar shtyn hapjen e negociatave për Shqipërinë, por cfarë do të ndodhë këtë vit? Ministri holandez vlerëson reformat e qeverisë shqiptare, por shprehet se do të presin raportin e majit nga Komisioni Europian për të parë progresin?

“Holanda vijon që ta mbështesë të ardhmen Europiane të Shqipërisë. Ekipe të përbashkëta për të luftuar krimin mes dy vendeve. E inkurajoj Shqipërinë që të vijoj të tregojë rezultate të prekshme. Do të flas me kolegët e mi në qeveri dhe mbresat që më ka lënë qeveria. Ne do të punojmë së bashku. Ne duhet të luftojmë krimin e organizuar ndërkombëtar, me kriminelë shqiptarë, holandezë dhe nga vende të tjera të botës. Jam i impresionuar nga ajo si Shqipëria është zhvilluar në dekadat e fundit dhe vijon. Unë jam besimplotë se këto janë zhvillime pozitive që do të vijojnë edhe në të ardhmen e afërt” tha ai.

Ne duhet të presim për raportin e progresit të Komisionit Europian që do të dalë në maj, pasi është ai që ka monitoruar zhvillimet në vend. Të presim, më pas ne si qeveri dhe bashkë me parlamentin do i diskutojmë. Qeveria e Shqipërisë po punon për këtë ndërmarrje madhore, reforma në drejtësi” tha ai. Në fund ministri holandez kishte një koment edhe për protestat e opozitës para ministrisë së Brendshme para takimit të tij sot me Sandër Lleshajn. “Nuk e shoh si problem kur hyjë në ministrinë e Brendshme dhe njerëzit bërtasin, të gjithë duhet të shprehin mendimin e tyre” përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAULANT XHAKA FESTON DITËLINDJEN/ Graniti uron vëllain në mënyrën më të bukur në instagram (FOTO)
Previous article VETTINGU NË POLICI/ Xhafaj për ndryshimin e ligjit: Cënohet pavarësia

F.autor

Postime të ngjashme

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT