• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MANDATET I JAPIM POR RROGAT I MARRIM”/ Ish-deputetët e PD-LSI 650 euro pagë mujore deri në 2022
Home
Politikë

“MANDATET I JAPIM POR RROGAT I MARRIM”/ Ish-deputetët e PD-LSI 650 euro pagë mujore deri në 2022

15 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Ish-deputetëve të opozitës joparlamentare nuk do t’u mungojnë privilegjet edhe pas djegies së mandateve. Ish-deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët ‘dogjën’ mandatet në muajin mars të këtij viti, në kuadër të strategjisë politike për të rrëzuar qeverinë ‘Rama 2’ dhe për të ardhur në pushtet, do të paguhen nga buxheti i shtetit deri në mars të vitit 2022, pra deri një vit para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Për tre vite me radhë, që nga muaji i djegies së mandatit deri në 2022, ish-deputetët e PD-LSI do të paguhen me 50 për qind të pagës referuese bruto. Paga mujore bruto e deputetit, sipas raporteve të fundit të shpenzimeve të Kuvendit, është 156,770, që do të thotë se ish-ligjvënësit e opozitës do të marrin çdo muaj, pa punuar, 78 385 lekë ose rreth 650 euro në muaj. Gjithashtu, menjëherë sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar heqjen e mandatit, ish-deputetët e PD-LSI kanë përfituar dy paga mujore. Konkretisht, secili deputet ka përfituar 313 440 lekë ose rreth 3 mijë USD. Për të gjitha këto përfitime, deputetët e opozitës janë njohur me anë të një shkrese të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, disa javë pasi dogjën mandatet. Gjithashtu, ish-deputetët e Partisë Demokratike, por sidomos të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë pranuar dhe përfituar dieta, para për shpenzime për karburant dhe telefon edhe pasi braktisën Kuvendin dhe firmosën dorëzimin e mandatit të deputetit. Përfitimet e bazuara në ligj hedhin poshtë pretendimet e disa përfaqësuesve të PD-LSI se djegia e mandateve ishte edhe një akt sakrifice, për t’u bashkuar me qytetarët si të barabartë.

Baza ligjore

Neni 20 i ligjit për statusin e deputetit, i ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon që deputeti përfiton të drejtën e pagesës kalimtare dhe të pensionit suplementar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” me ndryshimet dhe plotësimet e mëvonshme dhe ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” me plotësimet e mëvonshme. Ndërkaq, ligji për nr. 8097, datë 21.3.1996 për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit, ndan zyrtarët në dy grupe të mëdha, sa i takon nivelit të përfitimeve. Deputetët përfshihen në grupin e parë, pika ‘b’, ku bëjnë pjesë edhe anëtarët e KQZ, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës se Larte, Avokati i Popullit, kreu i ILDKPKI dhe drejtuesit e institucioneve kryesore në vend.

Masa e përfitimit

Neni 7 i ligjit për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit, tek kreu për pagesën kalimtare, parashikon që personave të grupit të parë, që përmenden në shtrojën “b” të pikës 8 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion. Nga ky parashikon përfitojnë të gjithë ish-deputetët e PD-LSI, të cilët dorëzuan mandatet, me përjashtim të atyre që u bënë deputetë për herë të parë në 2017, të cilët do të paguhen për aq kohë sa ishin deputetë.

Përfitimet

Ish-deputetët e PD-LSI do të paguhen nga buxheti i shtetit deri në mars të vitit 2022. Ata do marrin çdo muaj rreth 650 euro. Ish-deputetët, pas djegies së mandateve, morën edhe dy paga rreth 3 mijë USD.

Përgënjeshtrimi

Përfitimet e bazuara në ligj hedhin poshtë pretendimet e disa përfaqësuesve të PD-LSI se djegia e mandateve ishte edhe një akt sakrifice, për t’u bashkuar me qytetarët si të barabartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS NË GJYQIN E IZET HAXHISË/ Gruaja e gjyqtarit lidhje me vajzën e Sali Berishës, avokatët akuza ish-kryeministrit se nxori në pritë Azem Hajdarin
Previous article E BUJSHME/ Drejtori i Juventusit: Dybala nuk është "as afër dhe as larg" largimit nga klubi

k.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet Aktualitet

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT