Roberto Mancini sheh një garë treshe për titullin në Itali, por befasisht nuk sheh Juventusin brenda saj. Ish-trajneri i Interit sheh zikaltrit dhe Napolin si favoritët e mëdhenj, të sfiduar ndoshta nga Roma.
“Interi është skuadër e fortë, e ndërtuar për një kohë të gjatë. Napoli luan mirë si skuadër dhe prej shumë vitesh, çka përbën avantazh. Lazio po ecën shumë mirë, jam i lumtur për Inzaghin. Milanit i duhet kohë, ka bërë shumë ndryshime”, thotë trajneri i Zenitit në Rusi.
“Juventus nuk mund të fitojë çdo vit. Napoli e Inter do të luajnë midis tyre për titullin, me Romën si surprizë e mundshme”.
Italia me shumë gjasa do të ketë tjetër trajner pas botërorit dhe Mancini nuk e përjashton kandidaturën e tij për të ardhmen.
“Para së gjithash shpresoj që të kualifikohet në kombëtare. Do të më pëlqente të bëhesha trajner i kombëtares para se të mbushja 70 vjeç. Është ëndrra e çdo trajneri, por tani kombëtarja duhet të mendojë vetëm për kualifikimin”.