Manchester Unitedi është shumë afër transferimit të dy futbollistëve, sipas Mirror.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Shakhtar Donestsk, Fred, dhe qendërmbrojtësin e Tottenham, Toby Alderweireld, përcjell Gazeta Express.
Unitedi është në bisedime me Shakhtarin për brazilianin Fred, i cili do t’i kushtojë rreth 59 milionë euro.
Klubi po ashtu dëshiron ta finalizojë marrëveshjen edhe për transferimin e Alderweireld para së të nisë Kupa e Botës, ndërsa belgu pritet t’i kushtojë rreth 51 milionë euro.