Huddersfield ka triumfuar 2-1 përballë “miqve” të Manchester United në javën e nëntë të Premier League.
Huddersfield kaloi në epersi në minutën e 28’ me anë të Mooy, e vetëm 5 minuta më vonë dyfishoi rezultatin me anë të Depoitre duke I cuar shifrat në 2-0.
Golin e vetëm për United e shënoi Rashford në minutën e 78’.
Ky rezultat është i papranueshëm nga “Djajtë e Kuq”, pasi Manchester City ka vijuar shkëputjen nga vendi I dytë me plot 5 pikë, duke triumfuar përballë Burnley 3-0. /alpenews.al/


