Manchester United ka fituar përballë Tottenham në ‘Old Trafford’ me rezultatin minimal 1-0.
Një ndeshje e vështirë për Mourinhon i cili ka bere gjithcka mjaft mirë duke e shfrytëzuar në maksimum mundësinë për t’u ngjitur në vend të dytë.
Goli i vetëm për United u shënua nga francezi Anthony Martial në minutën e 82′ të ndeshjes.
Kujtojmë se United me këtë fitore është ngjitur në vendin e 2-të me 23 pikë, 2 më pak se rivalët e City të cilët do të luajnë në transfertë përballë WBA. Tottenham me këtë humbje pozicionohet në vend të tretë me 2o pikë.
/AlpeNews.al/