• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MANASTIRLIU BËN CHECK UP-in/ Rritet numri i qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor
Home
Sociale

MANASTIRLIU BËN CHECK UP-in/ Rritet numri i qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor

4 November, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Të dhënat tregojnë se në rang kombëtar 26.2% e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë kanë vlera të larta të Kolesterolit (yndyrna të larta) që rrezikojnë të preken nga probleme të enëve të gjakut, zemrës dhe trurit nëse nuk ndryshojnë stilin e jetesës. Në rang kombëtar 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë pre-diabetik ndërsa 8.6 % janë me diabet.

 Mëngjesin e sotëm Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka kryer kontrollin mjekësor bazë periodik pranë qendrës së saj shëndetësore në Tiranë, ku u shpreh se vetëm gjatë 10 muajve të këtij viti, 411 mijë qytetarë kanë kryer Check up-in.

“Ka ndryshuar qasja e qytetarëve që vijnë tek mjeku i familjes jo vetëm kur kanë problematika me shëndetin por për kontrollin mjekësor periodik dhe këtë e tregojnë të dhënat. Këto 10 muaj janë më shumë se 411 mijë qytetarë që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë ose 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe që nga viti 2015 kur nisi ky program, janë kryer 1.4 milionë kontrolle mjekësore”, tha Manastirliu.

Aktualisht ka dyfishim të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë që nga viti 2015, kur nisi ky program kombëtar për shëndetin e popullatës dhe parandalimin e sëmundjeve.

Duke theksuar se ka një ndërgjegjësim në rritje të qytetarëve pasi vihet re se këtë vit ka një rritje të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë në qarqet Kukës, Dibër, Berat dhe Gjirokastër, Manastirliu u shpreh se rezultatet që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë janë shumë të rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve, uljen e invaliditetit dhe mortalitetit nga sëmundjet kronike.

Të dhënat tregojnë se në rang kombëtar 26.2% e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë kanë vlera të larta të Kolesterolit (yndyrna të larta) që rrezikojnë të preken nga probleme të enëve të gjakut, zemrës dhe trurit nëse nuk ndryshojnë stilin e jetesës. Në rang kombëtar 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë pre-diabetik ndërsa 8.6 % janë me diabet.

Në rang kombëtar 13.4 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë anemik; 6.73 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë rezultojnë me rritje të vlera të larta të enzimave të mëlcisë.

Janë zbuluar nga Kontrolli Mjekësor Bazë 400 raste me forma të ndryshme të leuçemisë, të cilat janë ndjekur në kohë.

Prej Prillit 2015 zbatohet në të gjithë vendin programi i kontrollit shëndetësor bazë pa pagesë për të gjithë shtetasit rezident të grupmoshës 35-70 vjeç. Përveçse qytetarët e kanë përfituar falas këtë shërbim shëndetësor, kontrolli mjekësor bazë ka ndikuar edhe në uljen e kostove të trajtimit të tyre, duke ulur invaliditetin dhe mortalitetin nga sëmundjet jo të transmetueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARRON ÇELËSAT E SHTËPISË/ Gjendet e varur 18-vjeçarja në kangjellat e vilës
Previous article TRIUMFON NË GJYSMËFINALE/ Tenisti Djokovic rikthehet fitues në Paris, merr turneun e fundit Masters

k.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT