• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MAMI JEMI TË SHOKUAR”/ Putin dërgoi rekrutë të pa trajnuar kundër ukrainasve në Kursk
Home
Nderkombetare

“MAMI JEMI TË SHOKUAR”/ Putin dërgoi rekrutë të pa trajnuar kundër ukrainasve në Kursk

17 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtytja e fundit e forcave ukrainase në territorin rus ka ngritur shqetësime për rekrutët që Kremlini ka nxjerrë në vijën e parë të konfliktit, pavarësisht premtimeve të Presidentit Vladimir Putin se rekrutët e rinj nuk do të përfshiheshin në luftime me Ukrainën.

Teksa Moska përpiqet të frenojë ofensivën ukrainase, familjet e ushtarëve të rinj nga Rusia po shprehin shqetësim të madh për sigurinë e të dashurve të tyre.

Siç raporton CNN, mesazhet që qarkullojnë ditët e fundit në kanalet ruse të Telegramit dhe mediat e tjera sociale zbulojnë se sa e papërgatitur ishte Moska për një sulm të tillë, duke përfshirë lënien e rekrutëve të trajnuar dobët për të mbrojtur kufirin.

Kur sulmi me tanke në kufi filloi në orën 3 të mëngjesit, aty ishin vetëm rekrutët që mbronin”, thuhet në një mesazh të tillë të shpërndarë në Telegram nga një grua që tha se është nëna e një ushtari të rekrutuar në rajonin e Kurskut.

“Ata nuk panë asnjë ushtar, asnjë ushtar me kontratë, askënd fare. Djali më mori në telefon më vonë dhe më tha: ‘Mami jemi të shokuar’”, tha gruaja e quajtur Olga.

Çështja e vendosjes së rekrutëve është një çështje e ndjeshme në Rusi, pjesërisht për shkak të premtimeve të përsëritura të Putinit për të mos i dërguar ata në front, por edhe sepse nënat dhe gratë e ushtarëve kanë qenë tradicionalisht një zë i fuqishëm brenda vendit, ku tani shumë prej tyre po shprehin zemërim.

Uebsajti i pavarur rus i lajmeve, Verstka, publikoi një intervistë me Natalia Apel, gjyshen e një rekrutuesi rus që shërbeu në Kursk dhe tani është zhdukur.

Apel tha se nipi i saj, Vladislavi, ishte vendosur i paarmatosur në një fshat rreth 500 metra larg kufirit. “Çfarë mund të bënin fëmijët? U përballën me ushtarët ukrainas me një lopatë në dorë?”, citohet të ketë thënë ajo.

Ndërkohë një peticion që i kërkon Putinit të tërheqë rekrutët nga rajoni është shpërndarë në internet dhe dhjetëra mesazhe nga njerëz që pretendojnë se janë anëtarë të familjes së rekrutëve rusë të zhdukur në rajonin e Kurskut janë postuar në media të ndryshme sociale, duke përfshirë rrjetin rus VKontakte.

Fakti që Rusia mbështetej te rekrutët për të mbrojtur kufirin duket se ka favorizuar forcat ukrainase, të cilat ishin në gjendje të përparonin në territorin rus me një lehtësi të dukshme të martën e kaluar.

Komandanti ushtarak ukrainas Oleksandr Syrskyi tha se trupat ukrainase kishin avancuar 35 kilometra përmes mbrojtjes ruse që nga fillimi i pushtimit.

“Ne kemi vënë nën kontrollin tonë 1,150 kilometra katrorë territor dhe 82 vendbanime“, i tha Syrskyi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një takimi online të enjten.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KUKËS/ 15-vjeçari goditet me thikë pas sherrit, dërgohet me urgjencë drejt spitalit
Previous article "SHIU I METEORËVE"/ Rama nxjerr pamjet e veçanta nga Parku Kombëtar i Shebenikut

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT