• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Malota dhe Çinari: Nuk duhet të ndalemi më. Kemi pasur presion, por tre pikët na qetësojnë
Home
Futboll

Malota dhe Çinari: Nuk duhet të ndalemi më. Kemi pasur presion, por tre pikët na qetësojnë

20 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Eraldo Çinari shënoi golin e parë, ndërsa Rento Malota vulosi fitoren e Vllaznisë. Të dy festuan me prestarët e stafit teknik dhe lojtarët e stolit, madje lezhjani shkoi direkt te trajneri Ernest Gjoka pas golit. Në bisedën për mediat, protagonistët e fitores së Vllaznisë kanë theksuar se ky triumf i jep më shumë frymëmarrje skuadrës. Si mbrojtësi dhe sulmuesi janë me këmbë në tokë, por të bindur se ekipi i ka të gjitha shanset për të vazhduar me fitore në kampionat.

RENATO MALOTA – Mbrojtësi lezhjan erdhi si një përforcim i bujshëm nga Partizani në janar dhe dje e bëri sefte me fanellën e Vllaznisë. Ai zbulon se familjen e ka prej vitesh tifoze me kuqeblutë. “Kemi punuar gjatë gjithë kësaj jave dhe kishim një besim në vetvete që këtë takim do ta fitonim patjetër. Ishte një ndeshje që kishte shumë vlerë për ne. Arsyeja pse festova ashtu ishte se ishin bërë shumë gjëra bashkë. Një nga arsyet është se ishte një gol që do të na vlente shumë për të arritur te fitorja. U kënaqa më shumë sepse ky gol ndihmoi ekipin për të fituar këtë përballje kaq të rëndësishme”, ka thënë fillimisht Malota për të folur më pas edhe për dedikimin.

“Goli shkon për familjen time. Ajo më ndjek në çdo takim dhe aq më shumë tani që jam pjesë e Vllaznisë. Janë tifozë të Vllaznisë dhe e kanë ndjekur pa qenë unë pjesë e saj”. Në fund, mbrojtësi flet edhe për vazhdimësinë. “Ishte një trepikësh me vlerë. Normale ka kthyer në njëfarë mënyre qetësinë te ne. Por, ka shumë takime përpara dhe duhet të jemi me këmbë në tokë. Na jep frymë- marrje, por kur të sigurojmë mbijetesën, atëherë do të jemi të qetë. Kemi dy transferta të vështira, por nëse luajmë si në dy përballjet e fundit, nuk ka asgjë të pamundur”.

ERALDO ÇINARI – Sa herë shënon, golat e tij janë të gjithë të bukur. Edhe dje Çinari bëri një goditje fantastike me të majtën nga jashtë zone, duke mposhtur Kastratin dhe i hapur rrugën fitores së Vllaznisë. “Ka qenë një fitore e rëndësishme për ekipin tonë. Kishim gjithë javës që mendonim për këtë fitore. Mendoj se ekipi bëri më të mirën e tij në përgjithësi. Goli që shënova normalisht që të jep emocione, por kur fiton, përjetohet edhe më bukur. Ka qenë një trepikësh që na duhej, por nuk duhet që të themi se kemi arritur gjithçka.

Kemi fituar një takim që duhej fituar”, është shprehur i riu shkodran. Ai pranon se lojtarët e kanë ndierë shumë presionin e pikëve në këtë periudhë. “Kemi pasur presionin mbi vete, por falë Zotit arritëm atë që kërkuam. Na presin takime të tjera më të vështira përpara, ku duhet të vijojmë me rezultate pozitive. Shpresoj se do të vazhdojmë që të ruajmë këtë ecuri të këtyre javëve të fundit. Edhe në Gjirokastër nuk kemi pse të mos shkojmë për një rezultat pozitiv, por duhet të jemi me këmbë në tokë”, deklaroi autori i golit të parë në ndeshjen e djeshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryeministri Rama rrëfen: Kur Angela Merkel më pa me atlete, më tha... (VIDEO)
Previous article Merret ky vendim për sherrin e Agueros me tifozët kundërshtarë

Q.Autor

Postime të ngjashme

PRAPASKENAT TE GJERMANIA/ Ja lojtarët që refuzuan të gjuanin penalltitë Futboll

PRAPASKENAT TE GJERMANIA/ Ja lojtarët që refuzuan të gjuanin penalltitë

ANGLIA VUAN NDAJ KONGOS/ Kane i jep kualifikimin “3 luanëve” Futboll

ANGLIA VUAN NDAJ KONGOS/ Kane i jep kualifikimin “3 luanëve”

ZYRTARE/ Ka luajtur një ndeshje me Panathinaikos, mesfushori prezantohet nga klubi i Superiores Futboll

ZYRTARE/ Ka luajtur një ndeshje me Panathinaikos, mesfushori prezantohet nga klubi i Superiores

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT