Kur në marsin e 1978, Enver Hoxha po fliste në kodrat e Lukovës, një gazetar i RTSH kujton: Në një moment kur tha se nëpër taraca do prodhoheshin portokale, limona e mandarina, Nexhmija mërmëriti: Edhe banane…
– Po. Edhe bananet do të bëhen, thotë Nexhmija,- shtoi Enveri.
Pjesa u pre e nuk u transmetua sepse shqiptarët e izoluar, nuk e dinin se çishin bananet. Por tani shyqyr Zotit, prej çerek shekulli vijnë aq shumë sa janë fruti më i lirë në treg.
Ka ca kohë që ngarkesat e tyre bllokohen herë nëpër dogana, e herë nëpër porte. Herë sepse janë kapur me kokainë, e herë se ngarkesat si kjo e fundit prej 41.7 tonësh, vijnë të prishura.
Kush i nga ngrënë me sy bananet shqiptare? Di gjë DEA për këtë?! Apo vetëm AKU-ja?
/AlpeNews.al


