• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MALLKIMI I TUTANKHAMONIT”/ Varri që u mori jetën 22 personave
Home
Mister

“MALLKIMI I TUTANKHAMONIT”/ Varri që u mori jetën 22 personave

7 January, 2019 k.autor Mister

Varri i Tutankhamonit në Luginën e Mbretërve u hap më 16 shkurt 1923, dhe ajo që u gjet brenda ishte e tronditur nga arkeologët dhe nga e gjithë bota.

Lugina egjiptiane e Mbretërve në shekullin e 19-të, ishte vendi më i preferuar për arkeologët botërorë, sepse shumë gjëra të çmuara prej ari mund të zbuloheshin në këtë zonë. Për fat të keq, për shkak të vlerës së madhe të sendeve të gjetura, grabitës të shumtë u dyndën aty duke vjedhur dhe shitur më pas gjithçka që rrëmbenin.

Kur Hoëard Carter arriti në Egjipt në 1891, ai ishte i bindur se një varr i panjohur dhe i pashkelur ishte fshehur aty, por askush nuk ishte dakord me të. Falë këmbënguljes dhe përkushtimit të tij, si dhe burimeve financiare të Lordi Carnarvon i cili mbështeti punën e tij, arkeologu anglez më në fund gjeti atë që kërkonte në nëntor 1922.

Në rrënojat e Luginës së Mbretërve, ai zbuloi shkallët e fshehura që e çuan në një varr prej 3300 vjetësh, mbi të cilin shkruhej emri i Tutankhamonit. Zona e mbyllur përbëhej nga katër dhoma, të cilat ekipi arkeologjik filloi t’i eksploronte.

Më 16 shkurt 1923, ai më në fund hyri në dhomën e fundit – varrin e faraonit Tutankhamun, dhe ajo që gjet aty ë ndryshoi përgjithmonfytyrën e arkeologjisë. Pasi egjiptianët i konsideronin faraonët si perëndi, pas vdekjes së tyre ata i mumifikonin trupat dhe e mbushnin varrin me ar, rroba, armë, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Carter dhe kolegët e tij në varr kanë gjetur një pasuri të pabesueshme ne tre sarkofagë. Në sarkofagun e fundit me 110 kilogram ar të pastër, gjendej dhe trupi i faraonit Tutankhamun, i cili jetoi 1400 vjet para Krishtit dhe vdiq ndërsa ishte ende adoleshent. Ai kishte një maskë të artë në fytyrën e tij, e cila sot konsiderohet si objekti më i famshëm që u gjet në atë varr.

Megjithëse kishte një mbishkrim mbi sarkofag –  “Vdekja do t’u vijë atyre që ndërhyjnë në ëndrrën e faraonit” – në fillim askush nuk e pa atë. Por duke pasur parasysh faktin se 12 persona nga kjo ekspeditë vdiqën papritmas brenda gjashtë javëve pas hapjes së varrit, tregimet për mallkimin e Tutankhamenit filluan të përhapen.

Carnarvon vdiq dy muaj pas hapjes së varrit të Tutankhamonit. I tunduar nga kjo, miku i tij i ngushtë George Gold hyri dhe ai në varr e disa orë më vonë mori një temperaturë të lartë dhe vdiq.

Deri në vitin 1930 vdiqën 22 persona që morën pjesë në hapjen e varrit, të cilat më tej përhapën historinë e mallkimit të Tutankhamenit, por ekspertët thanë se këto dy të dhëna nuk ishin të ndërlidhura.

Argumenti më i mirë për pretendimet e tyre ishte se zbuluesi i varrit, Hoëard Carter, vdiq nga vdekja natyrore në moshën 64 vjeç, ose 17 vjet pas zbulimit të tij të madh.

Dhe me gjasë, vdekjet nuk mund të kenë ardhur nga asnjë lloj mallkimi, gjersa as faraonët nuk kanë qenë kurrfarë zotrash përpos njerëz si çdokush, pa asnjë lloj hyjniteti apo shenjtërie. Ato mund të jenë të lidhura me të tjerë faktorë, fizikë sigurisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ADRI NURELLARI/ Shkëlqimi dhe rënia e protestave studentore
Previous article "GOLDEN GLOBES"/ Triumfon filmi mbi jetën e Freddie Mercury-it

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT