Mallkimi i “Ranës së Hedhun” një sipërfaqe toke e cila ndodhet në qytetin Bregdetar të Lezhës, ku bukuria e saj dhe pozicioni në të cilën ndodhet është e lakmueshme nga të gjithë duke përfshirë këtu zyrtarë e lartë.
Kështu është edhe me rastin e Ranës së Hedhun e cila blihej shitej si tu deshte qejfi nga kryetarët e bashkive e deri te deputetët. Në mars ndodhen arestime të 23 personave të cilët tjetërsuan pronat te Rana e Hedhun pjesë e këtij arrestimi ishte edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës.
Mes shumë zyrtarësh të përfshirë në operacionin ishte edhe futbollisti i Vllaznisë, i përfshirë në skandalin pronave në bregdetin e Lezhës. Arrestimet nuk mbaruan me kaq dje u arrestua dhe deputeti i ps si pjesë e këtij grupi për fallsifikim dokumentash.
Çfarë ndodhi dje
Forcat RENEA shoqeruan në komisariatin e policisë së Tiranës, ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndokën.
Në një deklaratë të Policisë së Shtetit thuhet se arrestimi i ish-deputetit është kryer pas urdhrit të arrestit të nxjerrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”. Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash
Lista e personave të arrestuar:
1-Frran Frrokaj, kryetar i Bashkisë
2-Enver Hafizi nënkryetari i Bashkisë
3-Gjelina Bacaj, punonjëse e kadastrës
4-Juxhina Mema, specialiste katadastre
5-Ardenis Haxhia jurist
6- Gjon Doka kryetar i këshillit qarkut
7-Dilaver Neli Specialist
8-Eduard Leka, ish-sekretar i komunës Shëngjin
9-Artan Djella, ish regjistrues
10-Ermando Jakaj, jurist
11-Enkelejd Zefi, inxhinier ndertimi hartograf (I arrestuar)
12- Bledar Cara, jurist
13-Marte Gjergji, topografe
14-Frrok Frroku
15-Ndue Frroku
16-Gjin ose Vasil Frroku
17-Martin Frroku
18-Lekë Frroku
19-Vasil Gjoni
20-Pjetër Gjoni
21-Zef Gjini
22-Renato Malotaj ( futbollist)
23-Luigj Palokaj topograf.
24. Arben Ndoka
/AlpeNews.al






