Presidenti duket se është i vetmuar, dje me kapjen e njërit prej financuesve të Lsi Klement Balili i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”. Tani mori fund prenotimi në suitat luksoze në hotelin “Santa Quaranta” ku bëhej në nder të tij dhe shefave të Lsi-së. Por presidenti nuk humbet kohë tani që Balili nuk e mbështet më ai ka vrapuar drejt Fran Frokaj kryetarit të Bashkisë Lezh ë zyrtari i cili u arrestua dhe akuzohej për fallsifikim dokumentash dhe përvetësim pronash. Meta e kishte akuzuar vetë Fran Frokaj kur përballej me kandidatin e Lsi-së Viktor Tushaj.
Fjala e Metës kur ishte kryetar Kuvendi për Fran Frrokaj
Meta ka pohuar gjithashtu se Frrokaj ka përvetësuar prona në Shënkoll të Lezhës. “Ai kandidati që keni ju për të ngritur gjithë Bashkinë e madhe të Lezhës ka tre mandate kryetar i Komunës së Shënkollit dhe unë nuk e njoh fare dhe nuk dua që të merrem me të. Fole për shitje dhe për blerje, sepse ashtu ta kanë shkruar fjalën. E di mirë e gjithë Partia Demokratike në Lezhë se si janë bërë pazaret për kandidatin për kryetar bashkie”, deklaroi Meta
Po tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Ilir Meta gjendet në situatë e tij më të keq ku të gjithë i janë vënë kundër për dekretin e ministrit të jashtëm. Edhe pse dikur e kishte akuzuar Fran Frrokaj si shit-blerës pronash. Në foton e mëposhtme ai duket më i lumtur se kurrë dhe duket se ka gjetur një mik ku të mbështete:
/AlpeNews.al