• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MALI I ZI NUK DËRGON USHTARË NË KFOR/ Gjukanoviç kundër qeverisë pro-serbe: Janë kundër pavarësisë së Kosovës
Home
Rajon

MALI I ZI NUK DËRGON USHTARË NË KFOR/ Gjukanoviç kundër qeverisë pro-serbe: Janë kundër pavarësisë së Kosovës

18 May, 2021 Delo.autor Rajon

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-atlantike Jens Stoltenberg deklaroi në Bruksel se përfshirja e ushtrisë së Malit të Zi në misionin e KFOR-it në Kosovë, do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Komentet e tij erdhën, pasi qeveria malazeze u shpreh kundër dërgimit të një njësie këmbësorie në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, lëvizje kjo, të cilën e justifikoi me pandeminë e koronavirusit.

“Do ta mirëprisja kontributin e Malit të Zi sepse një gjë e tillë do të mbështeste punën e rëndësishme të KFOR-it dhe do të ndihmonte që të sigurohej paqja dhe stabiliteti në Kosovë e mbare rajonin”, tha Stoltenberg, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin malazez, Millo Gjukanovic.

Gjukanovic, i cili ka përplasje me qeverinë e vendit të tij, u shpreh se nuk ekziston asnjë arsye përse Mali i Zi të mos marrë pjesë në misionin e KFOR-it.

Kjo, tha ai, mund të lidhet më shumë se “hamendje të natyrës politike”. “Dyshimet përpiqen t’i forcojnë ata që janë kundër pavarësisë së Kosovës, të cilët ende mendojnë se ky ka qenë një gabim dhe të cilët përpiqen të kthejnë rrotën e historisë”, u shpreh Gjukanovic, duke kujtuar sesi qëndrimi i qeverisë së mëparshme malazeze ishte se duhet të rritet prania ushtarake në Kosovë.

Vendimi i ekzekutivit të Malit të Zi për të mos dërguar trupa në Kosovë u parapri nga një paralajmërim i hapur ndaj ministres së Mbrojtjes, Olivera Injac dhe kryeministri Zdravko Krivokapic, që vijnë nga partia në pushtet, Fronti Demokratik (FD), një parti pro-ruse, se do të konsiderohen përgjegjës, nëse e hedhin një hap të tillë.

Vendimin për pjesëmarrjen e Malit të Zi në misionin e KFOR-it e merr parlamenti malazez, pas nismës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe mendimit të Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, të kryesuar nga presidenti i vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPJA E KONTEJNERIT ME 400 KG KOKAINË NË LIPJAN/ Vjosa Osmani: Shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërkombëtar
Previous article NUK DO TA BESONI/ E imiton pa humbur asnjë ushtrim, qenushi bën "yoga" bashkë me pronaren e tij (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT