• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MALI I ZI/ Komisioni Kushtetues i parlamentit propozon kandidatët për Gjykatën Kushtetuese
Home
Rajon

MALI I ZI/ Komisioni Kushtetues i parlamentit propozon kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

7 February, 2023 F.autor Rajon

Komisioni Kushtetues i Parlamentit të Malit të Zi propozoi sot katër kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, përbërja e së cilës nëse miratohet nga parlamenti do të hapte rrugën për daljen nga kriza institucionale në të cilën ndodhet vendi ballkanik.

Në mesin e kandidatëve të propozuar për të cilët pritet të votohet në parlament me 27 shkurt, është edhe juristi nga Ulqini Faruk Resulbegoviq, i cili siguroi shumicën e thjeshtë të votave në mbledhjen e sotme të Komisionit Kushtetues.

Kryetarja e këtij komisioni, Simonida Kordiç, tha se në raundin e parë të votimit në parlament nevojitet një shumicë prej dy të tretash për të zgjedhur cilindo nga kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Nëse kjo nuk ndodhë, në raundin e dytë kërkohet një shumicë prej tre të pestave, përkatësisht 48 vota të parlamentit 81 vendesh.

Ambasadorët e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës e Italisë, mirëpritën vendimin e Komisionit Kushtetues ndërsa i bënë thirrje parlamentit që të përmbyllë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të munguar të Gjykatës Kushtetuese.

Një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale “është e nevojshme urgjentisht për funksionimin e demokracisë në vend dhe në interes të të gjithë qytetarëve. Kjo do të shënonte një hap të rëndësishëm për të dalë nga kriza kushtetuese dhe drejt reformave të nevojshme që do t’i lejojnë vendit të ecë përpara në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në një reagim të ambasadorëve perëndimorë.

Që nga shtatori i vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi mbeti me vetëm tre anëtarë duke pamundësuar vendimet për ankesat kushtetuese, siç janë ato për ligjin e diskutueshëm për presidentin dhe proceset zgjedhore në të paktën dy komuna.

Në dhjetor të vitit 2022, parlamenti malazez miratoi një ligj që kufizon kompetencat e presidentit, për të bërë të mundur zgjedhjen e kryeministrit nga parlamenti, pa pasur nevojë për miratim nga presidenti. Ndryshimet u miratuan duke rënë ndesh edhe me opinionin e Komisionit të Venecias, i cili i vlerësoi ato kundërkushtetuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SAPOLARA APO JO? Si duhet t’i keni flokët para se t’i lyeni?
Previous article DETAJET/ Shoqëronte Ervis Martinaj 5 ditë para se të zhdukej, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e ish-agjentit...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT