• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Malajzi, imami 41-vjeçar merr për grua të tretë 11-vjeçaren
Home
Jetë

Malajzi, imami 41-vjeçar merr për grua të tretë 11-vjeçaren

2 July, 2018 k.autor Jetë

Një imam 41 vjeç, i martuar me dy gra dhe baba i 6 fëmijëve, është në pritje për t’u martuar me një të mitur myslimane tajlandeze, 11 vjeçe, të cilën pretendon ta marrë si grua të tretë.
Burri, i cili është imam në fshatin e tij të Gua Musang, në verilindje të Malajzisë, ka shkuar para dy javësh në Golok, një qytet në kufi mes Malajzisë dhe Tajlandës, për të zyrtarizuar martesën me të miturën, e cila është një e njohur e njërit prej fëmijëve të tij dhe vajza e një prej punëtorëve të tij.

Mediat raportojnë se bashkëshortja e ardhshme ka dhënë miratimin e saj dhe ka deklaruar se është e dashuruar me burrin e ardhshëm qëkur ishte 9 vjeçe. Prindërit e fëmijës kanë vendosur si kusht që çifti mund të jetojë së bashku vetëm kur vajza të mbushë 16 vjet

The Guardian shkruan se kjo martesë ka shkaktuar zemërim në vendin me shumicë myslimane, dhe aktivistët të dielën e kanë etiketuar dhëndrin si një grabitqar të fëmijëve.

Myslimanët malajzian nën moshën 16 vjeç lejohen të martohen me lejen e një gjykate fetare.

Por Ministria e grave dhe familjeve në këtë vend ka bërë të ditur se nuk kishte asnjë dokument të autoriteteve fetare që miratuan bashkimin, i cili u zhvillua muajin e kaluar përtej kufirit në jugun të vendit.

“Zyrtarët tanë kanë shkuar në shtëpi dhe takuan nënën e vajzës. Ne po presim për më shumë raporte përpara se të vendosim për rrjedhën e ardhshme të veprimit”, citohet të ketë thënë zëvendëskryeministri Wan Azizah Wan Ismail për gazetën Sunday Star.

Burri 41-vjeçar mund të burgoset për gjashtë muaj nëse ai e marton vajzën pa leje.
Aktivistët malajzianë kanë bërë thirrje për reformën e ligjit për t’i dhënë fund martesës së fëmijëve, fenomen i cili ata thanë se është i përhapur në mesin e popullatës myslimane në vend.

Rreth 16,000 vajza malajziane nën moshën 15 vjeç janë tashmë të martuara, thonë avokatët

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dy kosovarë shpikin picën e zezë, mahnitet e gjithë Zvicra
Previous article Merkatoja e Juventusit / Morata për Higuain; marrëveshja është e mundur

k.autor

Postime të ngjashme

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte... Jetë

E DHIMBSHME/Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, amaneti i tyre i fundit ishte...

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro Jetë

HORROR NË ITALI/ I moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT