• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MAKTHI I QYTETARËVE”/ Vodhën celularë, varëse, banesa dhe markete, dalin pamjet si i vodhën tre skifterat në Tiranë (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

“MAKTHI I QYTETARËVE”/ Vodhën celularë, varëse, banesa dhe markete, dalin pamjet si i vodhën tre skifterat në Tiranë (VIDEO)

31 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona, dy nga të cilët të dënuar më parë janë arrestuar për vjedhje. Të arrestuarit në kuadër të operacionit “Përsëritësit” janë P. K. 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vjedhje,  E. R. 34 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh dhe R. M. 25 vjeç, lindur dhe banues po në Sauk.

Sipas policisë 37 vjeçari me inicialet P.K. në rrugën “Myslym Shyri”, i ka vjedhur një gruaje nga çanta e krahut, celularin iPhone XS Max, sikur duket edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë. Ai dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kryera në këtë formë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.

Ndërsa E.R dhe R.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur çelësin e banesës së L.A. kanë vjedhur në kohë të ndryshme, gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti lekë, euro, bizhuteri, celularë dhe një kartë bankomati me anë të së cilës kanë kryer tërheqje lekësh në bankomat nga llogaria e saj.

Gjithashtu E.R. dhe R.M. dyshohet se kanë kryer vjedhje të një marketi, një varëse floriri, të cilën ja kanë marrë nga qafa një gruaje dhe vjedhje banesash, për të cilat vijon puna për dokumentimin e tyre.

Materialet e para procedurale do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit P.K dhe për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim për shtetasit E.R dhe R.M.

TiranëFinalizohet operacioni “Përsëritësit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vihen në pranga tre shtetas.I vjedh celularin në rrugë nga çanta një shtetaseje, identifikohet dhe arrestohet autori. Në pranga 37-vjeçari, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vjedhje. Në pranga edhe dy shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë kryer disa vjedhje banesash e marketesh. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënë para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Përsëritësit”, si rezulat i të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit: P. K., 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vepren penale “Vjedhja”. E. R., 34 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh. R. M., 25 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë.Shtetasi P.K., në rrugën "Myslym Shyri", i ka vjedhur një shtetasje, nga çanta e krahut, celularin iPhone XS Max. Në cilësinë e provës materiale u sekestrua celulari i vjedhur nga 37-vjeçari. Po ky shtetas dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kryera në këtë formë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.Ndërsa shtetasit E.R dhe R.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur çelësin e banesës së shtetases L.A, kanë vjedhur në kohë të ndryshme, gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti lekë, euro, bizhuteri, celularë, një kartë bankomati në emër të shtetases L. A., me anë të së cilës kanë kryer tërheqje lekësh në bankomat nga llogaria e kësaj shtetaseje.Shtetasit E.R. dhe R.M. dyshohet se kanë kryer vjedhje të një marketi, një varëse floriri, të cilën ja kanë marrë nga qafa një shtetaseje dhe vjedhje banesash, për të cilat vijon puna për dokumentimin e tyre.Materialet e para procedurale do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit P.K dhe për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim për shtetasit E.R dhe R.M.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 31. August 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK ËSHTË I VËRTETË ARRESTIMI..."/ Reagon për herë të parë "DJ VIN VELI": Flm të gjithëve për... (FOTO)
Previous article NË KËRKIM NGA ITALIA/ Kapet në Tiranë i riu i dënuar për përdhunim dhe rrëmbim (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT