Policia e Viterbos nën drejtimin e Departamentit të Përgjitshëm të Antimafias ka ekezekutuar urdhër arrestime ndaj 13 personave; 11 me burg dhe 2 në arrest shtëpiak të akuzuar si anëtarë të një organizate mafioze kriminale që vepronte në territorin e provincës së Viterbos.
Akuza ndaj tyre janë pjesëmarrje në organizim të strukturuar mafioz, zhvatje e kërcënime të dhunshme, tentativë grabitje, dhunim fizik ndaj personave, armëmbajtje pa leje, etj.
Ky grupim kriminal nën drejtimin e shqiptarit Ismail Rebeshi, i cili njihej me nofkën “Ermal” dhe të italianit Giuseppe Trovato i thirrur “Peppino“, anëtar i një prej klaneve të mafias kalabreze Ndrangheta, kishte terrorizuar sipërmarrësit dhe banorët e Viterbos
AlpeNews.al ka siguruar fotot e “KAPOS” së grupit kriminal që terrorizoi italinë:
Përgatiti: AlpeNews.al