Në një rrëfim Maks Velo ka treguar disa detaje nga dosja e tij e sigurimit.
Mes të tjerash Velo zbulon edhe një prej kurtheve të Sigurimit, që mund ta çonte në pushkatim, kurth që do të vihej në jetë nga bashkëpunëtori i ish Sigurimit, e njëkohësisht kolegu i tij Llambi Blido.
“Donin të më bënin gjëmën.
I kishin dhënë Llambit, vjen në shptëpi më një çantë dhe i thonë Llambit që ti këtë çantë do ta marrësh e do ta çosh në shtëpinë e Maksit e do shohësh reaksionin që do të bëjë Maksi për çantën, meqe këtë çantë e kemi gjetur më parulla, me afishe dhe ne dyshojmë që e ka bërë Maks Velo.
E kupton ku shkon problemi? Me këtë une dënohesha me pushkatim.
Tani pse e bënë këtë?
Sepse dyshonin që Llambi nuk thonte të verteten, dhe ktu ishin aparatet e regjistrimit, dhe do krahasonin atë që do të thonte Llambi pasi të dilte nga shtëpia me këto aparatet e regjistrimit që kishte Llambi në dorë, dhe kishin tek Korroveshi, tek nje shtëpi ngjitur, kishin vajtur oficerët që merrnin transmetimin e sinjaleve, janë të gjitha të shënuara.
Dhe në qoftëse unë do ti sulesha çantës, atëherë ishin gati oficerë jashtë që do suleshin ke shpia dhe do ti thoshin babasë e mamasë që këtu kemi një hajdut, për Llambin, do ta rrethonin Llambin , që të shpëtonte çanta.
Shiko ça loje për një shok, të cilin e respektoja, kishte studiuar në Leningrad, i kam qënë në shtëpi, vinte në shtëpi dhe e qeraste mamaja për vit të ri, dhe ai të organizojë një gjë që mund të shkosh në plumb“, shprehet Velo.
Maks Velo shprehet se është tronditur pasi ka lexuar dosjen e tij prej 250 faqeve me dokumentacion të ish- Sigurimit të Shtetit venë në dispozicion këto ditë nga Autoriteti për hapjen e dosjeve.
Në të përfshihet dokumentacion nga procesi i ndjekjes dhe përgjimet e Sigurimit të shtetit, procesi i Hetuesisë dhe gjyqësor.


