Nuk ka mundur t’i mbijetojë dot incidentit i cili i ndodhi 5 ditë më parë në ambientet e punës së tij, ku një makineri i zuri të gjithë krahun duke ja copëtuar.
Por pas 5 ditësh në spital dhe në gjendje të rëndë, 40 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë këtë të dielë në Bergamo të Italisë.
Pas incidentit të rëndë, shqiptarit i kish rënë dhe një atak kardiak, gjë e cila e kishte përkeqësuar edhe më tutje situatën. 40 vjeçari kishte 20 vite që jetonte në Itali dhe ishte babai i dy fëmijëve.
Shqiptari i identifikuar si Arjan Çekani u plagos rëndë në punë 5 ditë më parë, krahu i tij u copëtua nga makineria dhe në spital shkoi në gjendje kritike për jetën.
/AlpeNews.al