• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
MAKINAT ELEKTRIKE/ ERE rrëzon kërkesën e taksistëve, çmimi i karikimit mbetet 22 lekë/kWh
Home
Ekonomi

MAKINAT ELEKTRIKE/ ERE rrëzon kërkesën e taksistëve, çmimi i karikimit mbetet 22 lekë/kWh

5 December, 2025 s.autor Ekonomi

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka lënë në fuqi tarifën e re për karikimin e automjeteve elektrike, duke rrëzuar kërkesën e shoqatave të taksive për rishikim të çmimit. Bordi i ERE-s, me vendimin nr. 295, ka lënë në fuqi çmimin prej 22 lekë/kWh për pikat e karikimit me fuqi mbi 11 kW, një kosto që shoferët e taksive e kanë cilësuar si të papërballueshme.

Pas vendimit të datës 15 tetor 2025, që rriti çmimin e karikimit, Shoqata “Taksitë e Klasit të Parë” dhe Sindikata Shqiptare e Taksive iu drejtuan zyrtarisht institucionit me kërkesën për pezullimin e kësaj tarife.

Ata argumentuan se sektori i tyre ofron një shërbim publik me ndikim pozitiv në mjedis dhe se çmimi i ri rrezikon t’i çojë drejt falimentimit, duke e kthyer “investimin ekologjik në një barrë ekonomike”.

Taksistët kërkuan një tarifë preferenciale energjie për mjetet e tyre, heqjen e TVSH-së për shërbimin dhe skema subvencioni për të shmangur krizën financiare.

Në vendimin e zbardhur, Bordi i ERE-s sqaron se kërkesa e grupeve të interesit nuk plotëson kriteret ligjore për rishikim. Sipas Entit Rregullator, rishikimi i një vendimi mund të bëhet vetëm nëse paraqiten prova të reja apo gabime materiale, të cilat nuk ishin të njohura në momentin e marrjes së vendimit.

ERE thekson se argumentet e paraqitura nga taksitë ishin thjesht “analiza të ndikimit ekonomik mbi modelin e tyre të biznesit” dhe jo prova që tregojnë se llogaritja e kostos së energjisë ishte e gabuar.

“Çmimi i miratuar reflekton kostot e shërbimit dhe të disbalancave të shkaktuara në sistem. Kërkesa nuk provon se parimet ligjore janë shkelur,”, citohet në vendim.

ERE nënvizon gjithashtu parimin e shmangies së ndërsubvencionimit, duke theksuar se kostot e taksive nuk mund të mbulohen nga konsumatorët e tjerë.

Me këtë vendim, tarifa prej 22 lekë/kWh (plus tarifën e diferencuar në orarin e pikut) mbetet në fuqi dhe e zbatueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT, SEANCA PARAPRAKE PËR ERION VELIAJN/ iznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Previous article QARKULLONIN ME ARMË NË MAKINË/ Në pranga dy të rinjtë në Tiranë! Njëri prej tyre me precedent të mëparshëm për plagosje

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT