Shtypi italian ka publikuar emrin e shqiptarit që humbi jetën në një aksident të rëndë në zonën e Riviera Berica të Italisë. Viktima është Luan Hakrama 40 vjeç , baba i tre fëmijëve.
Automjeti i tij tip Volkswagen Golf u përplas me një makinë Mercedes GLC. Përplasja ishte fatale për 40-vjeçarin shqiptar, i cili humbi jetën menjëherë. Ndërsa shoferi i makinës tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.
AlpeNews.al ka siguruar foton e 40 vjeçarit shqiptar Luan Hakrama i cili humbi jetën e ne aksident:
Përgatiti: AlpeNews.al