• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MAKINA PËRFUNDON NË KANAL/ Vdes 59-vjeçari në Tiranë, shpëton e shoqja…
Home
Breaking News

MAKINA PËRFUNDON NË KANAL/ Vdes 59-vjeçari në Tiranë, shpëton e shoqja…

24 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij është plagosur lehtë pasi makina me të cilën lëviznin ka dalë nga rruga këtë të hënë, në periferi të kryeqytetit. Mësohet se viktima është Rami Merja.

Burime policore thanë se ora shënonte rreth 12:20, kur Rami Merja bashkë me bashkëshorten sapo dolën nga banesa dhe hipën më makinën tip “Volkswagen”. Pasi mjeti bëri disa metra, drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës që ka përfunduar e batuar në një kanal anë rrugës “Malsubash” në Marikaj. Dyshohet se 59-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës për shkak të një ataku kardiak.

Ai është transportuar për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, atak kardiak njoftoi zyrtarisht Policia.

Ndërsa bashkëshortja e 59-vjeçarit nuk ka pësuar dëmtime të rënda nga aksidenti.

“Në rrugën ‘Malsubash’, shtetasi R.M. 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ‘Volkswagen’, ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, atak kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 290 i Kodit Penal”, thuhet njoftimin paraprak të Policisë lidhur me ngjarjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EFEKTI RONALDO/ Alex Sandro vendos të QËNDROJË tek Juventusi prej portugezit
Previous article Për Eva Muatin pushimet dhe puna janë të pandara, drejt Sarandës për projektin e saj më të ri

F.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT