Dy shtetas të huaj që ishin me banim në Golem janë grabitur gjatë natës së mbrëmshme nga persona ende të identifikuar.
Sipas njoftimit nga Policia, atyre u kanë marrë një sasi parash dhe dy makina luksoze.
Njoftimi i policisë
Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në Golem, në banesë, shtetasve anglez dhe gjerman CH.G dhe M.M, vjeç 50 e 52, u kanë vjedhur mjetet tip “Porche”, e tip “BMV”, si dhe një sasi eurosh dhe lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.


