Policia e Shtetit njoftoi se pas mesnate është djegur në parking, makina e nënkryetarit të Bashkisë së Ballshit.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 2:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh; BMV-ja e parkuar është në pronësi të shtetasit H.S, nënkryetar i bashkisë Ballsh.
Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.
Megjithatë, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


