Tani që ka më shumë kohë për t’u marrë me familjarët e saj, vajza e madhe e Majlinda Bregut ndodhet jashtë Shqipërisë, ku vazhdon studimet e larta.
Ish-deputetja ka ndarë me ndjekësit e saj në “Facebook”, ndjesinë që i krijon mungesa e vajzës. Por pushimet e festave janë një mundësi e mirë për të qëndruar të gjithë bashkë në familje.
Kështu vajza bukuroshe e Bregut është kthyer në Shqipëri dhe së bashku si dy mikesha të mira, ato po bëjnë pazaret e fundvitit.
Ndër të tjera, vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike, bie në sy për bukurinë e saj, një vajzë e gjatë, elegante me një portret shumë të bukur./panorama



