Të punosh për të mbajtur familjen është një nga sakrificat më të mëdha që bën një familjar apo qytetar.
Majin tashmë mund ta quajmë edhe muajin më të trishtë dhe të zi pasi 5 puntorë kanë ndërruar jetë. 4 prej tyre duke rënë nga lartësia apo puna që bënin nëe pallatin ku punonin dhe njëri prej tyre në minietë.
Ditën e sotme humbi jetën një 53-vjeçar në ambientin e punës.
Adrian Fejzullai kishte pak vite që ishte kthyer nga Greqia për të ndërtuar jetën këtu në Tiranë. 53-vjeçari ka qenë duke ngritur kova me llaç kur ka rënë nga lartësia, nga kati i 7, duke marrë dëmtime të rënda të cilat rezultuan fatale dhe i morën jetën.
Alpenews.al ju rikujton edhe një herë personat që kanë humbur jetën si pasojë e pasigurisë në punë, duke e filluar nga ngjarjet e ndodhura më së fundi.
Jurgen Veshi punëtor në gurore humbi jetën më 22 maj!
Jurgen Veshi ishte vetëm 24-vjeç dhe bënte punë të rëndë në gurore për të mbajtur familjen me 6 anëtarë. Jetonte prej 15 vitesh ne fshatin Brataj të Selenicës, ndërsa kishte ardhur në këtë fshat nga Dibra. Fatkeqësisht një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë. I riu punonte me skrep në guroren e Bratajt, por në momentin e aksidentit ka qenë duke rregulluar mjetin e punës.
Armond Peshku, minator humbi jetën më 21 maj!
Aksident tjetër i rëndë ndodhi në minierën në Thekën të Martaneshit. Dy minatorë të cilët punonin si vagonistë në minierë u zunë poshtë nga shembja e një masivi mineral teksa po punonin. Si pasojë e plagëve të marra minatori Armond Peshku, vetëm 29 vjeç humbi jetën, ndërsa Hajdar Bala u shtrua në spital.
Preng Gjoni, punëtor ndërtimi humbi jetën më 11 maj në Kune!
Preng Gjoni, 50-vjeç humbi jetën në ambientin e punës në Lezhë. Ai po punonte në kantierin e një pallati në zonën e Kunes në Shëngjin ku mori goditjen fatale në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga objekti.
Emiliano Frroku punëtor ndërtimi, humbi jetën më 9 maj në Shëngjin!
Një punëtor ndërtimi humbi jetën aksidentalisht në Shëngjin, pasi ra nga kati i 9 i objektit ku po punonte.Emiliano Frroku 28-vjeç ndërroi jetë në spital.
Alpenews.al