Valbona të emocionon në çdo stinë por ngjyra e bardhë që vesh në stinën e dimrit i jep një bukuri dhe magji të veçantë këtij vendi turistik.
Uji i kristaltë i luginës së Valbonës i jep një pamje tjetër kësaj bukurie natyrore që të kënaq shpirtin. Pemët kanë hequr ngjyrën e gjelbër dhe janë mbuluar nga dëbora e bukur që ka mbuluar këtë vend dhe i ka dhënë një nur tjetër.
Valbona një vend që preferohet nga shumë turistë vendas dhe të huaj falë panoramës të bukur që të ofron. Turizmi i borës sapo ka filluar dhe vendi të ofron kushte të përshtatshme për t’u argëtuar e për të kaluar një fundjavë ndryshe. /Rreth e Rrotull Shqipërisë