Bashkia e Tiranës dhe Cirku Kombëtar do të sjellin këtë të mërkurë, ora 18:00, shfaqjen “Nata e Zjarreve”.
Do të jetë një event dedikuar fëmijëve, të cilët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e lojës së mrekullueshme të artistëve të cirkut.
Mbrëmja do të jetë e mbushur me numra të përzgjedhur akrobacie, magjie, humori e argëtimi dhe sigurisht qershia mbi tortë do te jetë performanca me zjarr e artistëve, të cilët do t’i dhurojnë publikut një spektakël të vërtetë.
Krahas rregullimit të çerdheve, kopshteve dhe shkollave, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe ndërtimit të parqeve për fëmijë, këndeve sportive si dhe organizimit të aktiviteteve të shumta sportive-kulturore me qëllim promovimin e një jetese aktive dhe të shëndetshme për të vegjlit.