• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MAFIOZËT” E DREJTËSISË/ Sekserët dhe NDËRMJETËSIT, si u zbuluan nga POLICIA duke marrë EURO dhe…
Home
Aktualitet
Drejtësi

“MAFIOZËT” E DREJTËSISË/ Sekserët dhe NDËRMJETËSIT, si u zbuluan nga POLICIA duke marrë EURO dhe…

9 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Zhvillimet e fundit në burgun e Burrelit ku një officer policie ka rënë në pranga teksa është kapur në flagrancë duke marrë para nga të burgosurit për të “siguruar” kështu një marrëdhënie më të mirë me prokurorët e çështjeve të tyre.

45-vjeçari, Alberd Xhemal Patushi mbante pozicionin e Specialistit të Trupës pranë IEVP

Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel. Ai kishte kohë që përsëriste të njëjtën “histori” me shumë prej të burgosurve.

ALPENews.al ishte ndër të parët që lajmëroi lidhur me prangosjen e Patushit.

Lajmi për Oficerin e Policisë (1)

Por sa raste të bujshme kanë patur këtë dukuri në vetvete?

ALPENews.al sjell një listë të disa prej oficerëve ose policëve të cilët kanë marrë “ryshfete” nga të tjerë në mënyrë që të funksionojnë si ndërmjetës.

RASTI 1 – 2016

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për oficerin e policisë gjyqësore, në prokurorinë e Tiranës, Fatos Lushi, i denoncuar për mitmarrje.

Ndaj tij është ngritur akuza “korrupsion pasiv për gjyqtarët dhe prokurorët”.

Fatos Lushi është shpallur në kërkim nga policia dhe caktimi i masës së sigurisë sot nga gjykata u bë në mungesë të tij.

Qytetari që i dha 18 mijë euro policit gjyqësor Fatos Lushi në këmbim të lirimit të një llogarie bankare, të vënë nën sekuestro prej 2 vjetësh me urdhër të prokurorisë.

RASTI 2 – 2016

Gjyqtarja Fetahu u kap nga kamerat e një emisioni televiziv, ku gjatë një bisede me një efektiv policie, ajo kërkonte 2 mijë euro për lirimin e një të burgosuri me emrin Kristjan Leka.

Sipas videos gjyqtarja Fetahu kishte marrë një vendim, që favorizonte të pandehurin, ndërsa u shkarkua menjëherë nga KLD për ‘korrupsion pasiv’.

Pas transmetimit të filmimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet, ndërkohë që urdhëroi dhe arrestimin e dy sekserëve, shtetasve Enver Disha punonjës policie dhe edhe ish-oficeri i burgjeve Behar Kola që bënte edhe rolin e sekserit për gjyqtarët dhe prokurorët.

RASTI 3 – 2017

Tre punonjës të Degës së Kontrollit Teknik të Automjeteve në Berat, janë arrestuar nga Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, me akuzën e korrupsionit pasiv në Sektorin privat dhe “Falsifikim të vulave, stampave e formularëve”.

Shtetasit: A.D,59-vjeç, H.Sh,62-vjeç dhe D.K,28-vjeç, dy të parët banues në Berat dhe i treti banues në Urë-Vjagurore u arrestuan menjëherë pas vendimit të Gjykates se Shkallës së Parë Berat,e cila më date 26 Janar 2017, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të sipërpërmendura.

Zaçe Kajo, 44-vjeç,me detyrë “punonjës policie” në Komisariatin e Policisë Skrapar, akuzohet për “Shpërdorim Detyre”, “Përkrahje e Autorit të Krimit” dhe “Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm”.

RASTI 4 – 2017

Policia arrestoi oficerin e policisë së burgjeve 50-vjeçarin Behar Kola, i cili gjatë një videoregjistrimi, u shfaq duke marrë 3.500 euro për të ndërhyrë tek një gjyqtare dhe prokurore në Gjykatën e Elbasanit për të liruar një të paraburgosur.

50-vjeçari Kola kishte rolin e sekserit, ndërsa mbi këtë të fundit rëndon akuza për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni pasiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

RASTI 5 – 2018

Në datë 06 korrik 2018, ora 21:00 nga ana e SHKBSB është bërë ndalimin i oficerit Alberd Xhemal Patushi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel.

Shtetasi Alberd Patushi duke përfituar nga pozicioni i punës iu ka marrë disa të dënuarve në IEVP Burrel shuma të konsiderueshme parash, duke iu premtuar atyre ndikimin tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për të fituar lirinë në mënyrë të kundraligjshme.

/AlpeNews.al

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjermania me LIGJ EMIGRIMI: Kërkohen punonjës të kualifikuar. Ja ç’duhet të dini
Previous article BETIMI I PRESIDENTIT ERDOGAN/ Ja kush janë liderët nga rajoni që do të marrin pjesë

g.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT