• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MAFIOZ, USHTAR I PARTISË”! Balla mesazh Metës: Nuk mund të marrësh nëpër gojë Dvoranin, ishte gjyqtari i dosjes tënde
Home
Politikë

“MAFIOZ, USHTAR I PARTISË”! Balla mesazh Metës: Nuk mund të marrësh nëpër gojë Dvoranin, ishte gjyqtari i dosjes tënde

15 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit akuzave të ashpra të Presidentit Ilir Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, teksa e cilësoi këtë të fundit një ushtar të verbër të partisë, që vepron në mënyrë mafioze.

Balla deklaroi se Kushtetuta e ka vendosur në majë presidentin, por nuk ndodh që ai të marrë nëpër gojë kreun e KED. Ndër të tjera, numri dy i PS kujtoi edhe faktin që Dvorani ka qenë një ndër pesë gjyqtarët që kanë gjykuar një dosje penale të Presidentit Meta.

“Meta po bën ç’është e mundur për të frenuar reformën në drejtësi, rasti i fundit është i Gjykatës Kushtetuese, që do të dështojë. Dua t’i bëj sot një apel presidentit, është e papranueshme që në cilësinë e kryetarit të shtetit të përgojojë me pa të drejtë drejtues të institucioneve të tjera të vendit.

Kushtetuta e ka vendosur në majën e piramidës institucionale, por nuk ndodh që Presidenti të marrë nëpër gojë kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, edhe pse në rastin e Dvoranit, Meta duhet të jetë i fundit në vend për t’u marrë me të, sa kohë që Dvorani ka qenë një prej pesë gjyqtarëve të dosjes në ngarkim të Metës e që në atë dosje të paktën Dvorani ka pas mendim kundër me katër anëtarët e tjerë të gjykatës. E padrejtë për këdo, por më shumë për ne që kemi mandate përfaqësuese, apo presidenti që të përdorë institucionin e Presidentit për të atakuar një iss-gjyqtar që ka gjykuar një çështje në ngarkim të tij e që për rastin në fjalë mund të ketë kërkuar edhe burg”, tha Balla.

Më tej, kreu i Grupit të PS theksoi se Ilir Meta do të mbahet mend gjatë, pasi u vetëtregua si kundërshtari më i madh i Gjykatës Kushtetuese.

“Ne si Republikë e pastër parlamentare, përfaqësuesit e saj në Kuvend, kemi detyrimin për të gjetur zgjidhje. Për fat të mirë baballarët e Kushtetutës ishin të bindur nga rreziqet që mund të vinin nga një president me pushtet të madh, ndaj dhe i dhanë pushtet honorifik. Ajo që mund të parashikonin ishte fakti se edhe pse me kompetenca dhe pushtet honorifik, ende ka tentativa për të bllokuar dhe nxitur një krizë kushtetuese.

Ky president do të mbahet mend gjatë, pasi doli dhe u vetëtregua si kundërshtari më i madh i Gjykatës Kushtetuese. Ai po pengon plotësimin e vakancave në gjykatë. Ekspertët që kanë punuar me ndryshimet kushtetuese, që u miratuan në këtë sallë me 140 vota, kanë parashikuar mekanizma për situata të tilla. Afati kushtetues është vetëm nga mekanizmat zhbllokues”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KENI MBËSHTETJEN E BE-s"/ Soreca: Qeveria masa kurajoze për sistemin "41 BIS" (VIDEO)
Previous article PAS BETIMIT TE NOTERI/ Arta Vorpsi shkon në Kushtetuese. Sqaron pozicionin: Jam këtu si …

k.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT